Page 39 - Demo
P. 39


                                    Studim teksti4 Përshkrimi i fshatit bëhet nëpërmjet kujtimeve të autorit. Siç është normale, njeriu nuk mund t’i mbajë mend të gjitha, pasi jo gjithçka lë mbresë në nënvetëdijen e tij. Nisur nga fakti që rrëfimtari vazhdimisht thotë se ka harruar, flisni për ndryshimin mes kohës së rrëfimit dhe kohës kur mendohet se kanë ndodhur ngjarjet e rrëfyera.Interpretojmë tekstin 5 Në novelën për fshatin që ngrihet mbi shtatë kodrina, rrëfimtari ndalon gjatë në përshkrimin e maleve. Pse e bën një gjë të tillë? Çfarë simbolizojnë ato për të? Po këngët?6 Duke pasur parasysh shprehjen “stinët e jetës”, interpretoni frazën e shkëputur nga teksti i mësipërm:Jo se nuk kishte dimër në atë vend, por atë vit ishte verë, se më pas erdhi vjeshta dhe pas saj erdhi dimri...Gjuha e tekstit 7 Nënvizoni në tekst pjesët kur rrëfimit i vishen nota humori dhe diskutoni në klasë për këtë karakteristikë të stilit të shkrimtarit.8 Dalloni në tekst pjesët në të cilat rrëfimtari bën monolog. Çfarë tregon përdorimi i këtyre monologëve në këtë pjesë?9 Përcaktoni figurat letrare:dielli shkëlqen madhërishëm në kupën e qiellit ________________________________pa e çarë kokën për të ________________________________mëhallët sikur mbaheshin dora-dore me njëra-tjetrën ________________________________dy pëllëmbë vend ________________________________malet marrin një pamje të zemëruar, një ngjyrë të thellë mavi ________________________________sikur të kishin një shpirt njerëzor që ka kaluarprovat e gjata dhe të rënda të jetës ________________________________10 Në këtë tekst, vendin më të madh e zë: përshkrimi;rrëfimi;dialogu; arsyetimi. Reflektojmë rreth tekstit 11 Komentoni frazën: E dimë që ka vende më të bukura më të mëdha në botë, po e dimë se ka diej edhe më të mëdhenj se dielli ynë në hapësirat e pakufishme të gjithësisë...DetyrëShkruani një ese përshkruese për vendlindjen tuaj.37Lexojmë
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43