Page 41 - Demo
P. 41
Brunoja mund të bënte be që s’i kishin zënë sytë kurrë më parë ndonjë djalë më të dobët dhe më të pikëlluar se ai, prandaj mendoi se do të ishte më mirë t’i fliste.– Isha duke eksploruar, – i tha.– Vërtet? – pyeti djali i vogël.– Po. Zëre se po bëhen dy orë që kur kam nisur.Ai, në fakt, s’po i tregonte të vërtetën, sepse kishte veç një orë që vërdallisej për eksplorimin e tij, por mendoi se s’kishte ndonjë gjë të keqe po ta zmadhonte edhe ca. Në fund të fundit, nuk ishte e njëjta gjë si të gënjeje, ama e bënte atë të dukej edhe më aventurier seç ishte.– Ke gjetur ndonjë gjë? – e pyeti djali.– Eh!– Fare-fare?– E po, ja, të gjeta ty, – tha Brunoja pas një hopi.Ia nguli sytë djalit gjithë kërshëri dhe pyeti veten nëse duhet t’i kërkonte pse dukej kaq i trishtuar, por ngurroi kur i shkoi në mendje se kjo mund të tingëllonte si diçka e pasjellshme. Ai e dinte se ndonjëherë, kur njerëzit ishin të mërzitur, nuk kishin dëshirë që t’i pyeste njeri; ndonjëherë ata flasin vetë dhe ndonjëherë nuk ndalojnë së foluri për muaj me radhë, por, në këtë rast, Brunoja mendoi se duhet të priste para se të nxirrte ndonjë fjalë. Gjatë eksplorimit, arriti të zbulonte diçka dhe tani që më në fund po fliste me një nga njerëzit e anës tjetër të gardhit, nuk donte t’i ikte nga duart kjo mundësi.U ul në tokë nga ana e tij e gardhit, i kryqëzoi këmbët si djali i vogël dhe i erdhi keq që s’kishte me vete ndonjë copë çokollate apo ëmbëlsire që ta ndante bashkë me të.– Unë jetoj te shtëpia këtej nga ana tjetër, – i rrëfeu Brunoja.– Vërtet? E pashë një herë shtëpinë nga larg, por jo ty.– E kam dhomën në kat të parë dhe që aty mund të shoh përtej gardhit. Dhe, meqë ra fjala, unë quhem Bruno.– Kurse unë Shmuel, – tha djali i vogël.Brunoja shtrembëroi fytyrën, pa qenë i bindur nëse e kishte dëgjuar mirë atë që tha djali.– Si e kishe emrin? – e pyeti.– Shmuel, – ia ktheu djali, sikur të ishte gjëja më normale në botë. – Po ti, si the që e kishe?– Bruno.– S’ma ka zënë veshi ndonjëherë këtë emër, – tha Shmueli.– As mua tëndin, – tha Brunoja, – Shmuel, – po e bluante në mendje. – Shmuel, – përsëriti me vete. – Më pëlqen se si tingëllon kur e shqiptoj. Shmuel. Duket si tingulli i erës kur fryn. 39Lexojmë

