Page 43 - Demo
P. 43
Studim tekstiAnalizojmë tekstin2 Në tekst vihet në dukje se emri Shmuel është emër shumë i përhapur, një duzinë, ndërsa ai i Brunos i përveçëm, i vetmi. Në kuptim të figurshëm, ç’kërkon të na tregojë rrëfimtari me këtë?3 Mes dy djemve të së njëjtës moshë që jetojnë kaq pranë njëri-tjetrit, qëndron një gardh. Gjeni në tekst sa herë përmendet fjala “gardh” dhe shpjegoni çfarë simbolizon ai, duke iu përgjigjur pyetjeve: Përse nevojitej gardhi me gjemba?Si e përjetojnë Brunoja dhe Shmueli telin që i ndan? A janë ata plotësisht të ndërgjegjshëm për të?4 Duke u nisur nga informacionet e marra nga teksti dhe nga fotografitë që e shoqërojnë atë, bëni krahasimin mes Brunos e Shmuelit. Krahasojmë portretet fizike.Shmueli e ka lëkurën e fytyrës pothuajse ngjyrë gri...Brunoja...Krahasojmë familjet, edukimin.Prindërit e Brunos janë gjermanë dhe babai i tij është ushtarak me uniformë... Prindërit e Shmuelit janë... Krahasojmë rrethanat në të cilat kanë lindur dhe jetojnë. Brunoja jetonte në Berlin. U largua prej andej kur babai i tij u bë komandant i kampit...Shmueli jetonte në Poloni, por...Krahasojmë gjendjet e tyre shpirtërore. Brunoja ishte i pakënaqur që ishte detyruar të largohej, i vetmuar...Shmueli...Interpretojmë tekstin 5 Si i kuptoni fjalitë: “Ku qëndronte ndryshimi? – pyeste veten. – Dhe, kush e vendosi se kush duhet të vishte pizhame me vija dhe kush duhet të vishte uniformë?” Ku qëndron dilema e djalit? 6 Përshkruani përjetimin emocional të Brunos gjatë takimit me Shmuelin.Gjuha tekstit 7 Në paragrafin e parë përdoren fjalët antonime të ndryshëm/njësoj. Shpjegoni përdorimin e tyre për njerëzit në të dyja anët e gardhit.8 Gjeni në tekst epitetet me të cilat përshkruhet gjendja e Shmuelit, në çastin kur takohet me Brunon.Reflektojmë rreth tekstit9 Si mendoni, çfarë ndjenjash shkakton mungesa e lirisë tek individi? Flisni rreth kësaj çështjeje duke u mbështetur në tekstin e mësipërm.10 Reflektoni rreth shprehjes: Të ndryshëm, por të ngjashëm.DetyrëShikoni filmin “Djali me pizhame me vija” dhe shkruani një ese rreth tij.41Lexojmë

