Page 44 - Demo
P. 44


                                    Viktor HygoiKur doli Kozeta nga kuvendi, ishte akoma pothuajse fëmijë; ajo ishte pak më shumë se katërmbëdhjetë vjeçe dhe ishte në moshën e pubertetit… Ajo nuk dinte asgjë nga bota, gjë e hijshme, por edhe e rrezikshme. Shpirti i një vajze të re nuk duhet të lihet në errësirë, më vonë në atë shpirt bëhen vegime tepër të befasishme dhe tepër të gjalla, si në ndonjë dhomë të errët. Ai shpirt duhet ndriçuar me ngadalë dhe me kujdes, më mirë me anën e refleksit të realiteteve, sesa me anën e dritës së tyre të drejtpërdrejtë dhe të ashpër. Gjysmëdritë e dobishme dhe hijerëndë me lezet, që largon dhe zhduk frikën miturake dhe ndalon gremisjet. Asgjë tjetër përveç instinktit të nënës, intuitë e admirueshme, ku hyjnë dhe përvoja e gruas, nuk mund të dijë më mirë se si dhe me se duhet të bëhet kjo gjysmëdritë. S’ka gjë që mund të zëvendësojë këtë instinkt për të brumosur shpirtin e një vajze të re, edhe sikur të gjitha murgeshat e botës të mblidhen, nuk vlejnë sa një nënë e vetme. Kozeta nuk kishte pasur nënë. Për sa i përket Zhan Valzhanit, ai i kishte në vetvete të gjitha dhembshuritë njëherësh dhe të gjithë përkujdesjet; por ai ishte vetëm një burrë plak. Që nuk dinte gjë prej gjëje, por sa shumë shkencë u dashka në këtë vepër të edukimit, në këtë detyrë të rëndë të përgatitjes së një gruaje për jetën, për të luftuar kundër asaj padijes së madhe që quhet pamëkatësi!Duke u larguar nga kuvendi, Kozeta s’kishte ku të gjente gjë më të ëmbël dhe më të rrezikshme se shtëpinë e rrugës “Plume”. Aty ishte vazhdimi i vetmisë dhe fillimi i lirisë; një kopsht i mbyllur, por një natyrë e gjallë, e pasur, e harlisur dhe tërë kundërmime.Por, po e përsëritim, kur ajo arriti aty, ishte akoma vetëm një fëmijë. Zhan Valzhani i dorëzoi këtë kopsht të papunuar. “Këtu bëj ç’të duash”, i thoshte ai Kozetës. Kjo punë e argëtonte Kozetën: ajo trazonte të gjitha kaçubat dhe s’linte gur pa lëvizur për të kërkuar “shtazë”; ajo luante atje, duke pritur kohën që të ëndërronte: ajo e donte këtë kopsht për insektet që gjente nën këmbët e saj përmes Të mjerët“Të mjerët” është romani më i famshëm i Viktor Hygoit. Në qendër të romanit është Zhan Valzhani një ish-i burgosur, sepse kishte vjedhur dy bukë për të ushqyer fëmijët e motrës. Pas burgut, jeta e tij do të jetë do të jetë një rrugëtim i vështirë. Ai do të njohë Fantinën, një grua e braktisur, që bën gjithçka për t‘i dhënë një jetë më të mirë së bijës, Kozetës. Në momentet e fundit të jetës së saj, Zhan Valzhani i premton Fantinës se do të kujdeset për vajzën e saj. Zhan Valzhani ua mori Tenardjeve Kozetën që e përdornin si shërbëtore dhe u përkujdes për të si për vajzën e tij. Ata jetojnë një periudhë kohe në një kuvend murgeshash, ku Kozeta merr mësimet e para, ndërsa Zhan Valzhani punon si rojtar. Një ditë, ata largohen që atje. Përkthyer nga Misto TreskaPara leximitViktor Hygoi (Victor Hugo 1802-1885) ishte poet, dramaturg, shkrimtar, eseist, aktivist i zellshëm i të drejtave dhe lirive të njeriut. Ai shkroi pothuajse në të gjitha gjinitë letrare, nga lirika, te tragjedia, te zakonet, te satira politike, te romani historik e social, duke nxitur një adhurim të jashtëzakonshëm dhe të pranuar nga të gjithë. Në krijimtarinë e tij poetike, në përmbledhjet “Ode”, “Mendimet”, “Legjenda e shekujve” ka treguar se është një poet lirik i spikatur. Ai është bërë i pavdekshëm me romanet e tij “Njeriu që qesh”, “Katedralja e Parisit”, “Të mjerët”, “Punëtoret e detit”. Hygo është konsideruar edhe si babai i drejtimit letrar të romantizmit. 42Lexojmëtekste realiste
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48