Page 45 - Demo
P. 45
barërave, duke pritur kohën që këtë kopsht ta donte për yjet, që do të shikonte përmes degëve sipër kokës së saj.Pastaj ajo e donte babanë e vet, domethënë Zhan Valzhanin, me gjithë shpirt, me një pasion të dëlirë bijor, që e bënte atë babëlok babaxhan një shok të dëshiruar dhe shumë të këndshëm… Në bisedimet e tyre kokë më kokë, ai bënte shpjegime të gjata për gjithçka, duke gërmuar nëpër ato që kishte lexuar, duke gërmuar edhe në ato që kishte hequr e vuajtur. Kozeta e adhuronte këtë babaçko. Ajo i qëndronte gjithnjë pranë e s’i ndahej. Atje ku ishte Zhan Valzhani, ishte mirëqenia. Duke qenë se Zhan Valzhani nuk banonte as në shtëpi, as në kopsht, asaj i pëlqente më shumë oborri i përparmë, i shtruar me plloça, sesa avllia plot me lule, dhe më shumë kthina e vogël e mobiluar me karrige me kashtë, sesa salloni i veshur me tapiceri, ku qëndronin radhë-radhë kolltukët e bukur dhe të mbushur. Zhan Valzhani i thoshte ngandonjëherë duke buzëqeshur nga lumturia që ndiente që po e trazonin: “Po ik tani në shtëpinë tënde! Lërmë pak të qetë edhe mua!”Ajo i bënte ca nga ato gërnja të këndshme e të ëmbla, që janë aq të hijshme kur dalin nga vajza dhe i drejtohen babait.– Baba, këtu në shtëpinë tuaj kam shumë ftohtë; përse nuk shtroni këtu një qilim a nuk vini një sobë?– Bijë e dashur, ka kaq e kaq njerëz që vlejnë më shumë se unë dhe s’kanë as çati ku të futin kokën.43Lexojmë

