Page 46 - Demo
P. 46
Studim teksti– Atëherë pse në dhomën time ka zjarr dhe gjithë të mirat?– Sepse ti je një grua dhe një fëmijë.– Bah! Po pse, burrat u dashkan që të kenë ftohtë dhe të jetojnë keq?!– Disa burra.– Mirë, atëherë unë do të vij aq shpesh këtu, sa të detyroheni të ndizni zjarr.Ajo i thoshte edhe kështu:– Baba, pse hani këtë bukë të keqe?– Se ashtu, bija ime.– Mirë pra, po ta hani ju, do të ha edhe unë. Atëherë, që të mos hante edhe Kozeta bukë të zezë, Zhan Valzhani hante bukë të bardhë. Kozetës i kujtohej si nëpër tym fëmijëria. Ajo falej në mëngjes e mbrëmje për t’ëmën, që s’e kishte njohur kurrë. Tenardietë kishin mbetur si dy figura të neveritshme në kujtesën e saj dhe i dukeshin si ëndërr. Asaj i kujtohej se si kishte qenë “një ditë, natën” për ujë në një pyll. Ajo mendonte se ishte shumë larg nga Parisi. I dukej sikur e kishte filluar jetën në një humnerë dhe Zhan Valzhani e kishte hequr së andejmi. Fëmijëria e saj i dukej si një kohë ku rreth saj kishte vetëm dyzetkëmbësha, merimanga dhe gjarpërinj. Kur mendonte mbrëmjeve përpara se të përgjumej, meqenëse nuk e kishte shumë të qartë nëse ishte e bija e Zhan Valzhanit dhe nëse ai ishte babai i saj, ajo thoshte me vete se shpirti i s’ëmës kishte kaluar te ky babaxhan dhe kishte ardhur të qëndronte pranë saj. Kur ai qëndronte ulur në karrige, ajo mbështeste faqen mbi flokët e tij të bardhë dhe linte të pikonte në heshtje një lot, duke thënë me vete: “Ndoshta ky njeri është nëna ime!”Kozeta, megjithëse kjo mund të dukej e çuditshme, në padijeninë se saj të thellë prej vajze të rritur në kuvend, meqenëse amësia është kryekëput e pakuptueshme për të, kishte arritur të besonte se kishte pasur kaq pak nënë, sa s’kishte ku të vinte më. Ajo nuk ia dinte as emrin kësaj nëne. Kuptojmë tekstin1 Përgjigjuni pyetjeve. a) Ku kishte jetuar Kozeta më përpara? b) Në cilën rrugë shtrihej shtëpia ku jetonte Kozeta dhe Zhan Valzhani? c) Si e kalonte kohën Kozeta gjatë ditës? ç) Kozeta dhe Zhan Valzhani jetonin në dy shtëpi të ndryshme, por me një oborr të përbashkët. Në çfarë kushtesh jetonte Kozeta dhe në çfarë kushtesh jetonte Zhan Valzhani?d) A e mbante mend Kozeta nënën e saj?dh) Si i kujton Kozeta Tenardjetë? RomaniRomani është lloj i gjatë i prozës artistike, brenda të cilit gjenden disa linja të zhvillimit të ngjarjeve që thuren me njëra-tjetrën. Në roman nuk paraqitet një ngjarje ose jeta e një personazhi, por përfshihen shumësi ngjarjesh që janë të lidhura ndërmjet tyre, shkaktojnë njëratjetrën ose rrjedhin nga njëra-tjetra. Po kështu dhe personazhet janë në kontakt të pandërprerë dhe në bashkëveprim. Veprimi i përfshirë në roman ndikon si një tërësi organike. Karakteristikat e romanit nuk mund të përkufizohen në mënyrë të prerë e të qartë. Në përgjithësi, romani është një rrëfim i gjatë, i shkruar në prozë (në disa raste edhe në vargje). Romani dallohet nga tregimi dhe novela nga gjatësia më e madhe e tekstit, gjë që lejon zhvillimin më të plotë dhe më të hollësishëm të karaktereve dhe subjektit. Gjatësia e tekstit të romanit duhet të jetë e mjaftueshme për të justifikuar publikimin e tij në një libër më vete, ndryshe nga llojet e tjera të prozës. Në varësi të karakteristikave të veçanta janë krijuar një mori nënllojesh të romanit, si: romani historik, romani detektiv, romani epistolar, romani realist etj. 44Lexojmë

