Page 47 - Demo
P. 47
Studim tekstiAnalizojmë tekstin2 Si e shpjegoni shprehjen “Vazhdimi i vetmisë dhe fillimi i lirisë” për jetën e Kozetës në shtëpinë e re larg manastirit?3 Analizoni frazën “Duke pritur kohën që ajo të ëndërronte”. Çfarë tregon kjo për moshën e Kozetës? 4 Kozetës i kujtohej se e kishte takuar Zhan Valzhanin në “një ditë, natë” kur ajo po shkonte të mbushte ujë në pyll. Bashkimi i fjalëve ditë dhe natë në një fjalë, si mund të interpretohet? 5 Kozeta po rritej dhe Zhan Valzhani përpiqej t’i plotësonte çdo nevojë, por ai e ndiente se përkujdesjet e tij nuk ishin kurrë të mjaftueshme. Çfarë nuk arrinte t’i jepte Zhan Valzhani Kozetës? Gjuha e tekstit6 Gjeni në tekst dhe shkruani në fletore fjalët që përdor Kozeta për të përshkruar Zhan Valzhanin. Çfarë ndjesie ju japin ato karakterizime?7 Me çfarë i ngjante Kozetës fëmijëria e saj, para se të takonte Zhan Valzhanin? Gjeni në tekst si paraqitet ajo kohë nëpërmjet një krahasimi të zgjeruar. 8 Shkrimtarët romantikë përshkruajnë natyrën me hollësi. Gjeni në tekst të gjitha epitetet për kopshtin e shtëpisë së Kozetës. Interpretojmë tekstin9 Përshkruani përjetimet e Kozetës në lidhje me nënën që thuajse nuk e kishte njohur fare.10 Kozeta thoshte për Zhan Valzhanin “Ndoshta ky njeri është nëna ime”! Pse mendon Kozeta se shpirti i nënës së saj kishte kaluar te Zhan Valzhani? 11 Kozeta asnjëherë nuk shprehet se ishte e bindur nëse Zhan Valzhani ishte apo jo babai i saj. Ndërkohë që e thotë se për herë të parë e pa në “një ditë natë” kur kishte shkuar për ujë. Pse ndodh ky dyzim? Si e shpjegoni këtë?Reflektojmë rreth tekstit 12 Gjeni në tekst pjesën ku rrëfimtari flet për çështje të edukimit. Si duhet të edukohet, sipas fjalëve të tij, një vajzë që është në fazën e kalimit nga fëmijë në një vajzë të rritur?13 Kozeta ishte në moshën e pubertetit dhe Zhan Valzhani ndihej në vështirësi për edukimin e saj. Gjejeni në tekst këtë çast dhe analizoni mënyrën sesi e përjetonte ai këtë pjesë. Cili është roli i nënës në edukimin e fëmijëve, veçanërisht të vajzave në moshën e pubertetit?Detyrë: Diskutoni në klasë për rolin e prindërimit. A mund të jetë prind shumë i mirë, edhe dikush që nuk ka lidhje biologjike me fëmijët? Nga mëson më shumë njeriu: nga modeli i prindërve, nga shkolla, nga përjetimi i vështirësive në jetë? Diskutoni në klasë.45Lexojmë

