Page 48 - Demo
P. 48
Gi de MopasanGjerdaniIshte një nga ato vashat e bukura e të këndshme, të lindura, si të thuash, prej një gabimi të fatit, në një familje punëtore. Ajo nuk kishte pajë, nuk rronte me ndonjë shpresë dhe as që kishte mundësi të njihej me ndonjë burrë të shquar a të pasur, të kuptohej me të, të dashurohej e të martohej. Kur e martuan me një nëpunës të vogël në Ministrinë e Arsimit, ajo nuk kundërshtoi. Ishte e thjeshtë, pasi nuk kishte mundësi të stolisej, por vuante dhe ishte fatkeqe si ndonjë e rënë nga vakti.Nuk kishte petka të bukura, nuk kishte stoli, nuk kishte asgjë. Dhe pikërisht këto që i mungonin, i dëshironte më fort se çdo gjë në botë! Ajo e ndiente se vetëm për këto gjëra kishte lindur. Digjej nga dëshira që ta pëlqenin të tjerët, ta lakmonin, t’i shkonin pas e ta çmonin.Ajo kishte një shoqe të pasur, kishte qenë në një kuvend me të, por tani nuk donte t’i shkonte në shtëpi e ta takonte, se vuante shumë kur e shihte. Dhe shkrehej në vaj e qante ditë të tëra nga brenga që e mundonte, nga dëshpërimi, vuajtja e pikëllimi…Një natë, i shoqi u kthye në shtëpi i gëzuar; në dorë kishte një zarf të madh. – Merre! – i tha. – Është për ty.Ajo e grisi zarfin shpejt e shpejt dhe gjeti një letër ku shkruhej: “Ministri i Arsimit dhe zonja Zhorzh Rampono, lusin zotin dhe zonjën Luazel të kenë nderin të urdhërojnë për ta kaluar mbrëmjen në pallatin e ministrit, të hënën më 18 janar.”Po ajo në vend që të gëzohej ashtu siç e priste i shoqi, e hodhi ftesën me përbuzje përmbi tryezë duke mërmëritur: – E ç’të bëj unë atje?!– Por… unë kujtova se do të gëzoheshe, e dashur. Ti nuk del kurrë nga shtëpia dhe ky është një rast shumë i mirë! Sa u mundova për ta shtënë në dorë këtë ftesë! …Ajo e vështronte me sy të egërsuar. Iu përgjigj: – Pa mendo pak, çfarë do të vesh unë për atje?– A s’më thua, sa mund të kushtojë një veshje e përshtatshme për ty, që të shërbejë dhe për raste të tjera?Gi de Mopasan (HenriRené-Albert-Guy de Maupassant, 1850–1893) është një nga shkrimtarët më të njohur francezë të shekullit XIX. Ai ka shkruar tregime, novela dhe romane, por është vlerësuar në mënyrë të veçantë si mjeshtër i tregimit. Janë shumë të njohura tregimet e tij; “Topi prej dhjami”, “Shtëpia Telie”, “Zonjusha Fifi” etj. Historitë e Mopasanit karakterizohen nga një stil lakonik, i prerë dhe shprehës. Mopasani shmangte përsëritjen e fjalëve dhe shqetësohej për ekonominë e mjeteve shprehëse. Krijimtaria e Mopasanit shfaq tipare të dukshme të realizmit, si dhe ndonjë ndikim nga natyralizmi. Matilda, një grua e bukur dhe e këndshme, kishte ëndërruar gjithmonë për një jetë luksoze. Ajo vjen nga një familje e thjeshtë, ndaj martohet me një nëpunës të thjeshtë. Bashkëshortin e saj e ftojnë për të marrë pjesë në një festë të rëndësishme, por Matilda, ndryshe nga ç’priste i shoqi, nuk e priti me shumë kënaqësi, sepse ajo nuk kishte veshjen e duhur. Me kursimet e tij, ajo blen një fustan të bukur dhe i merr hua shoqes së saj të pasur një gjerdan me diamante. Në ballo, ajo ndihet gruaja më e bukur dhe kënaqet shumë, por me t’u kthyer në shtëpi, kupton se kishte humbur gjerdanin. Mopasani është një shkrimtar realist dhe shfaq aftësi të jashtëzakonshme në përshkrimin e ngjarjeve, të cilat na bëjnë të humbasim kufijtë mes imagjinatës dhe jetës reale.Përkthyer nga Neka Turkeshi Para leximit46Lexojmëtekste realiste

