Page 49 - Demo
P. 49


                                    – Nuk jam e sigurt, por besoj se me nja katërqind franga mund t’i mbërrijmë qëllimit.Ai u zbeh pakëz, se pikërisht atë shumë e kish vënë veçmas për të blerë një çifte. Po prapëseprapë foli e tha: – Bukuri! Katërqind frangat t’i jap unë. Vetëm shih të zgjedhësh diçka të mirë e të bukur.Dita e festës po afrohej dhe zonja Luazel dukej e trishtuar, e shqetësuar, e brengosur, e gjithë ankth anipse veshjen e dëshiruar e kishte gati. Një mbrëmje, i shoqi i tha:– Ç’ke kështu që rri e brengosur? Këto tri ditë më dukesh si tjetër njeri. Fol, ç’ke? E ajo u përgjigj: – Jam e mërzitur se nuk kam ndonjë stoli, ndonjë gur të çmuar, s’kam asgjë. – Sa e marrë bëhesh! Çohu e shko te mikja jote, zonja Forestje, dhe thuaji të të huazojë ndonjë stoli. Ti ke aq miqësi me të sa t’i kërkosh kaq gjë. Asaj i shpëtoi një thirrmë gëzimi.Të nesërmen, shkoi te shoqja dhe i qau hallin. Zonja Forestje shkoi te rafti me pasqyrë, mori një kuti të madhe, e solli aty, e hapi dhe i tha zonjës Luazel: – Zgjidh e merr ç’të duash, e dashur!I provonte stolitë përpara pasqyrës, e pavendosur, pa ditur ç’të merrte e ç’të linte. Befas, në një kuti të mbështjellë me saten të zi, i zunë sytë një gjerdan të mrekullueshëm me një gur diamanti. Sakaq zemra filloi t’i rrihte me vrull. Ah, sikur t’ia jepte këtë gjerdan zonja Forestje! E mori me duart që i dridheshin, e vari në gushë mbi fustanin me jakë të lartë dhe shtangu duke vështruar veten në pasqyrë. Pastaj pyeti me ngurrim e gjithë ankth: – A mund të ma huash këtë? Vetëm këtë e asgjë tjetër.– Posi jo! Merre me gjithë qejf!Ajo iu hodh në qafë shoqes, e përqafoi me gëzim të madh dhe iku me vrap me thesarin në duar.Erdhi dita e festës. Zonjës Luazel i shkuan punët mbarë. Ajo ishte më e bukura nga të gjitha gratë, elegante, e këndshme, buzagaze dhe si e marrosur prej gëzimit. Të gjithë burrat e vështronin, pyesnin si e kish emrin, donin ta njihnin. Të gjithë nëpunësit e ministrisë donin të vallëzonin me të. Edhe ministrit i ra në sy. U larguan nga ora katër e mëngjesit. Karrocë nuk gjetën. Më në fund, gjetën një pajton nga ata që njeriu sheh rrugëve të Parisit vetëm natën vonë, pasi erret, sepse me atë paraqitjen e tyre të mjeruar, sikur kanë turp të dalin në dritë. Pajtoni i shpuri gjer në shtëpi në Rrugën e Martirëve dhe ata hynë brenda të trishtuar. Ajo qëndroi përpara pasqyrës dhe e hoqi mantelin që kishte hedhur krahëve, me qëllim që të shihte dhe njëherë veten, ashtu, madhështore. Por befas lëshoi një klithmë. Gjerdanin nuk e kishte në gushë! I shoqi, që ishte zhveshur pjesërisht, e pyeti: – Ç’pate?TregimiTregimi është lloj i shkurtër i prozës që, për nga madhësia, vjen pas novelës. Në tregim, ngjarja zhvillohet brenda një kohe të shkurtër ose jepet çasti kulmor i saj. Ka një personazh kryesor, kurse të tjerët jepen në funksion të tij. Nuk përshkruhet procesi i zhvillimit të karaktereve, as jepen hollësi, por dalin anët më të rëndësishme të tyre. Subjekti është i thjeshtë, por me konflikt të ngjeshur. Në tregim pasqyrohen anë të rëndësishme të realitetit. Teksti i shkurtër dhe gjuha tregimtare kanë bërë që të ndiqet dinamika e jetës: aktualiteti dhe tema e ditës. 47Lexojmë
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53