Page 50 - Demo
P. 50


                                    – S’e… nuk… s’e kam gjerdanin e zonjës Forestje…– A je e sigurt se e kishe kur dole nga balloja?– Po. Mbaj mend që e preka me dorë në hyrjen e ministrisë.Ata vështronin njëri-tjetrin të dërrmuar e të pikëlluar. Ajo u shemb në karrige dhe mbeti aty.– Duhet t’i vëmë gishtin kokës e ta vëmë në vend këtë gjerdan, – tha ai.Të nesërmen, morën kutinë e gjerdanit dhe shkuan tek argjendari, emri i të cilit ishte shkruar në kuti.– Jo zonjë, – tha ai, – unë kam shitur vetëm kutinë, gjerdani s’është blerë këtu.Atëherë, shkuan argjendar më argjendar, të pikëlluar e gjithë ankth për të gjetur një gjerdan që t’i ngjasonte gjerdanit të humbur, duke u përpjekur, me mundimin e një njeriu të dërrmuar shpirtërisht, të sillnin në kujtesë stolinë e zonjës Forestje. Në dyqanin e PaleRuajalit gjetën një gjerdan me gurë diamanti që iu duk identik si gjerdani që kërkonin. Kushtonte dyzet mijë franga, por argjendari do t’ua linte për tridhjetegjashtë mijë. Luazeli kishte katërmbëdhjetë mijë franga, trashëguar nga i ati. Të tjerat do t’i merrte hua. Dhe mori hua. I kërkoi një mijë franga njërit, pesëqind tjetrit, pak këtu e pak atje. Lëshoi dëftesa, mori zotime që kish rrezik ta rrënonin, u ngatërrua me fajdexhinj e llojlloj huadhënësish, vuri në rrezik të ardhmen e tij, nënshkroi kambiale, pa qenë i sigurt në do të mund të dilte faqebardhë e të ruante emrin dhe nderin e tij. Kur zonja Luazel ia ktheu gjerdanin, zonja Forestje i tha qejfprishur: – Duhej të ma kishe sjellë më shpejt. Po sikur të më qe dashur për vete?Ajo nuk e hapi kutinë. Sa frikë pati zonja Luazel se mos e hapte faqe saj! Po sikur ta kuptonte ajo se gjerdani s’qe i pari? Çfarë do të mendonte, vallë? Çfarë do t’i thoshte? A nuk do ta quante kusare?Zonja Luazel u krodh në jetën e tmerrshme të njerëzve nevojtarë. Dhe iu përvesh kësaj jete menjëherë me heroizëm. Duhej paguar borxhi që i kallte frikën kur e kujtonte. Dhe ajo do ta paguante. I dhanë duart shërbëtores, ndërruan shtëpi, shkuan dhe u vendosën në një banesë nën çati. E çfarë punësh nuk bëri ajo! Pasditeve, i shoqi punonte te një tregtar, të cilit i hidhte në të pastër llogaritë, ndërsa natën, shpeshherë, daktilografonte dorëshkrime për të fituar sadopak para. Dhe kështu kaluan kaq vjet. Në krye të dhjetë vjetëve, ata i kishin larë të gjitha borxhet, bashkë me kamatat e fajdes dhe interesin, që i qenë shtuar shumës së marrë hua. Zonja Luazel dukej tani si ndonjë plakë. Ajo ishte shndërruar në një grua të fortë, të ashpër e të regjur nga punët e rënda të shtëpisë, ishte bërë si gratë e varfra e të mjera. Tani krihej si t’i vinte, vishej me fustane që i vareshin kindat, duart i qenë skuqur e fryrë, fliste me zë të lartë.Dhe ja, një të diel, kur ajo kishte dalë e po shëtiste në Shanz Elize, që të çlodhej pas punëve të rënda të javës, befas pa një grua që kishte dalë të shëtiste foshnjën e saj. Ishte zonja Forestje, gjithnjë e re, e bukur, tërheqëse si më parë.Zonja Luazel u mallëngjye. Si të bënte? T’i fliste? Po, sigurisht do t’i fliste. Dhe tani, që e kish shlyer borxhin, do t’ia tregonte të gjitha fill e për pe. Pse të mos ia rrëfente?Iu afrua. – Mirdita, Zhanë!Tjetra nuk po e njihte dhe u habit me këtë grua të panjohur që e thërriste kështu në emër. Ajo mërmëriti: – Po… unë, moj zonjë… më duket se gaboheni… Unë nuk…– Jo, nuk gabohem. Unë jam Matildë Luazel.Shoqes së saj i shpëtoi një klithmë: – Oh! Matildë e dashur, sa shumë paske ndryshuar!48Lexojmë
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54