Page 51 - Demo
P. 51
Studim teksti– Po, vërtet. Kam kaluar ditë shumë të vështira që nga koha që s’jemi parë. Kam vuajtur shumë. Dhe të gjitha këto për shkakun tënd!…– Për shkakun tim? Si kështu?– A e mban mend atë gjerdanin që ma dhe atë mbrëmje që do të shkoja në ballo në ministri?– Po. E pastaj?– Ja pra. Atë gjerdan unë e humba.– Si është e mundur ta kesh humbur gjerdanin, kur ti ma ktheve përsëri?– Unë të ktheva një të ngjashëm me atë, po jo tëndin. Dhe ja, kemi dhjetë vjet që punojmë për të paguar gjerdanin që blemë. Ti e kupton sa e vështirë ka qenë kjo për ne që s’kishim asgjë. Po më në fund, borxhin e lamë dhe tani jam e gëzuar sa s’rrëfehet dot me fjalë.Zonja Forestje kishte shtangur në vend.– Ç’thua kështu, e dashur? Paske blerë një gjerdan diamanti për të paguar gjerdanin tim?Dhe ajo po buzëqeshte me një gaz krenar e pa të keq.– Oh, Matildë e dashur! Po gjerdani im ishte i rremë. Ai nuk vlente më shumë se pesëqind franga!Lidhja subjekt – intrigë – heroSubjekti ka të bëjë me rendin që ndjek një vepër dhe me mënyrën se si zhvillohen dhe lidhen ngjarjet me njëra-tjetrën. Nëse prishet ky rend, atëherë humbet kuptimi i veprës. Subjekti i një vepre letrare zhvillohet përmes konfliktit të personazheve që, në letërsi, merr emrin intrigë.Intriga është një varg veprimesh të ndërlikuara e ngjarjesh të ngatërruara, me kthesa të papritura, që zbulojnë interesat e qëllimet e kundërta të personazheve të një vepre letrare dhe që ndikojnë në rrjedhën e zhvillimit të subjektit të saj. Në tregim, intriga është e thjeshtë edhe ngaqë subjekti është i thjeshtë dhe konflikti mes personazheve është i thjeshtë. Në tregimin “Gjerdani”, Matilda është një grua me shumë ëndrra, e cila dëshiron të bëjë një jetë mondane. “Digjej nga dëshira që ta pëlqenin të tjerët, ta lakmonin, t’i shkonin pas e ta çmonin”. Asaj nuk i pëlqen jeta që bën, madje i vjen turp dhe ka zili jetën e zonjës Forestje, shoqes së saj.Cila është intriga e këtij tregimi? Intriga në një vepër letrare krijohet nga interesat dhe qëllimet e kundërta të personazheve. Zonja Forestje nuk i tregon se gjerdani është i rremë. Ajo e ka futur atë në një kuti të një argjendarie të shtrenjtë, por ajo ka blerë atje vetëm kutinë dhe jo gjerdanin. Pse e ka bërë një gjë të tillë? Pse nuk i tregon shoqes së saj se gjerdani nuk është i shtrenjtë? Sepse ajo do të duket se bën një jetë tepër të shtrenjtë para të gjithëve, edhe para shoqes së saj të ngushtë, si dhe do të tregojë se është bujare, ia huazon pa mëdyshje. Nga ana tjetër, Matilda, që fati e ka destinuar të bëjë një jetë modeste, do të duket se është një grua që bën një jetë luksoze para të ftuarve në ballo. Ajo kërkon të duket ndryshe nga ç’është në të vërtetë. Në tregim kemi një pikë kthese të fortë që e përmbys gjithë çfarë është rrëfyer në të më përpara. Kthesa e fortë e bën edhe intrigën e tregimit interesante dhe shkakton pezmatim e habi. Kuptojmë tekstin1 Përgjigjuni pyetjeve.a) Cila ishte origjina e familjes së Matildës? Po bashkëshorti, çfarë rangu shoqëror kishte? b) Si e priti Matilda ftesën që kishte marrë i shoqi për të shkuar në një festë të rëndësishme? c) Sa franga i duheshin Matildës që të kishte një veshje të përshtatshme për ballo?ç) I shoqi i Matildës kishte kursyer pak para, të cilat ia dha së shoqes për të blerë veshjen e duhur. Për çfarë i kishte kursyer ai ato franga?d) A ishte pamja e Matildës në nivelin e duhur në ballo? A u kënaq Matilda?dh)Çfarë e papriture ndodhi, kur u kthyen në shtëpi?49Lexojmë

