Page 52 - Demo
P. 52


                                    Studim tekstie) Sa kushtonte gjerdani që u detyruan të blejnë Matilda dhe i shoqi? Ku i morën gjithë këto franga? ë) Sa vjet iu deshën dy bashkëshortëve për të paguar borxhet? f) Si ishte reagimi i Zonja Forestje, kur Matilda i tregoi të vërtetën pas shumë vitesh?Analizojmë tekstin2 Gjendja shpirtërore e Matildës ndryshon shumë herë gjatë tregimit. Si është gjendja e saj shpirtërore në fillim dhe si është më pas? Gjeni arsyet e këtyre ndryshimeve. 3 Pse mendoni se Zonja Forestje nuk i tregoi Matildës se gjerdani që ajo po merrte borxh ishte i rremë? 4 Pse Matilda nuk i tregoi të vërtetën shoqes së saj që në fillim? Çfarë e pengoi?5 Përshkruani si e imagjinoni Matildën përpara ballos dhe Matildën në fund të tregimit, ndërsa i tregon shoqes së saj për atë që ka kaluar në vitet e fundit.Interpretojmë tekstin 6 Analizoni këto fjalë të tekstit: Digjej nga dëshira që ta pëlqenin të tjerët, ta lakmonin, t’i shkonin pas e ta çmonin. Çfarë tregojnë ato për karakterin e Matildës?7 Duke u nisur nga tregimi, interpretoni simbolikën e gjerdanit. Gjuha e tekstit8 Cila figurë letrare është përdorur në këtë pjesë fjalie, të shkëputur nga teksti: “vuante dhe ishte fatkeqe si ndonjë e rënë nga vakti”. Shpjegoni mënyrën e ndërtimit të saj si nga ana formale, edhe kuptimore.9 Cili është pika e kthesës në tregimin e Mopasanit?10 Kur Zonja Forestje mori vesh të vërtetën, thuhet se ajo “po buzëqeshte me një gaz krenar e pa të keq”. Çfarë nënkupton atributi “krenar” që shoqëron fjalën gaz në një moment që vetëm për të qeshur nuk ishte?11 Te shkrimtarët realistë është karakteristikë përshkrimi me objektivitet i ngjarjeve. Cilat janë elementet që përshkruan Mopasani për të treguar si e ka “robëruar borxhi çiftin”? Reflektojmë rreth tekstit 12 Shpesh thuhet se nuk duhet të kesh pretendime përtej mundësive të tua. Të tjerë thonë se në jetë duhet të kërkosh më të mirën për veten. Duke u nisur edhe nga tregimi, si mendoni, cili prej qëndrimeve të mësipërme është i saktë?13 Pas martesës, Matildës nuk i pëlqente më të shkonte ta takonte zonjën Forestje, shoqen e saj të pasur. Po ashtu, ajo e kritikon Matildën për vonesën e kthimit të gjerdanit, sikur të mos kishte asnjë stoli tjetër. Si ju duket marrëdhënia mes tyre? Detyrë:Duke u nisur nga ajo që ka dhënë shkrimtari, si mendoni se do të shkojë fati i Matildës dhe bashkëshortit të saj?50Lexojmë
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56