Page 53 - Demo
P. 53


                                    Krahaso romanin me tregiminKarakteristikat e poetikës së tregimit dhe romanit Tregimi është lloj i shkurtër i prozës që, për nga madhësia, vjen para novelës. Në tregim, ngjarja zhvillohet brenda një kohe të shkurtër ose jepet çasti kulmor i saj. Ka një personazh kryesor, kurse të tjerët jepen në funksion të tij. Nuk përshkruhet procesi i zhvillimit të karaktereve, as jepen hollësi, por dalin anët më të rëndësishme të tyre. Subjekti është i thjeshtë, por me konflikt të ngjeshur. Në tregim pasqyrohen anë të rëndësishme të realitetit. Teksti i shkurtër dhe gjuha tregimtare kanë bërë që të ndiqet dinamika e jetës: aktualiteti dhe tema e ditës. Romani është lloj i gjatë i prozës artistike, brenda të cilit gjenden disa linja të zhvillimit të ngjarjeve, që ndërthuren me njëra-tjetrën. Në roman nuk paraqitet një ngjarje ose jeta e një personazhi, por përfshihen shumësi ngjarjesh të lidhura ndërmjet tyre, që shkaktojnë njëra-tjetrën ose rrjedhin nga njëra-tjetra. Po kështu, edhe personazhet janë në lidhje të pandërprerë dhe në bashkëveprim. Veprimi i përfshirë në roman, ndikon si një tërësi organike.Karakteristikat e romanit nuk mund të përkufizohen në mënyrë të prerë e të qartë. Në përgjithësi, romani është një rrëfim i gjatë, i shkruar në prozë (në disa raste edhe në vargje). Romani dallohet nga tregimi dhe novela për nga gjatësia më e madhe e tekstit, gjë që lejon zhvillimin më të plotë dhe më të hollësishëm të karaktereve dhe subjektit. Gjatësia e tekstit të romanit duhet të jetë e mjaftueshme për të justifikuar botimin e tij në një libër më vete, ndryshe nga llojet e tjera të prozës.Në varësi të karakteristikave të veçanta të romanit, janë krijuar një mori nënllojesh të tij, si: romani historik, romani detektiv, romani epistolar, romani realist etj.Proza është në zhvillim dhe në ndryshim të vazhdueshëm. Në ditët tona shkruhen tregime dhe romane që janë shumë të ndryshme nga romanet e traditës, duke shmangur karakteristikat e përgjithshme dhe modelet. Tabela e mëposhtme shërben si një model pune për llojet e prozës që do të merrni në analizë.Karakteristikat e përgjithshme Tregimi Romani 1. Tekst i shkurtër, më i shkurtër se novela dhe romani. Tekst i gjatë, më i gjatë se tregimi dhe novela.2. Ngjarjet zhvillohen brenda një periudhe të shkurtër.Në përgjithësi, ngjarjet zhvillohen në periudha të gjata (disa romane moderniste të shek. XX bëjnë përjashtim, si ato të Xhojsit dhe Woolf-it).3. Në përgjithësi, jepet vetëm çasti kulmor. Brenda tij, gjenden disa linja të zhvillimit të ngjarjeve, që ndërthuren njëra me tjetrën.4. Ka një personazh kryesor, të tjerët i shërbejnë atij. Ka shumë personazhe, të cilat jepen në kontakt të shpeshtë dhe bashkëveprojnë me njëri-tjetrin.51Lexojmëtekste realiste
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57