Page 54 - Demo
P. 54
5. Nuk përshkruhen personazhet në të gjitha anët e karakterit, por vetëm në anët më kryesore. Zhvillim i plotë e i hollësishëm i karaktereve,si nga ana psikologjike, ashtu edhe emocionale.6. Në përgjithësi, nuk jepen hollësi dhe detaje. Jepen hollësi, detaje. 7. Subjekt i thjeshtë. Subjekt i ndërlikuar.8. Konflikti i ngjeshur, por i thjeshtë. Konflikti shtjellohet gjerë e gjatë.9. Intriga e thjeshtë. Intriga është e ndërlikuar, sepse edhe qëllimet dhe kundërshtitë mes personazheve janë më të forta. 10. Në prozë. Në prozë (ndonjëherë në vargje). Tiparet e romanit, duke u bazuar konkretisht te romani “Të mjerët” Romani “Të mjerët” 1. Tekst shumë i gjatë. Romani “Të mjerët” është shumë voluminoz.2. Ngjarjet në roman shtrihen në periudha të gjata kohore, në shumë vite. Zhan Valzhani qëndroi 19 vjet në burg, pas 6 vjetësh u bë pronar i një fabrike. Qëndroi me Kozetën 10 vjet në manastir.3. Ka shumë personazhe të rëndësishme. Ndonëse Zhan Valzhani është personazhi kryesor i romanit, ka kapituj të tërë që kanë personazh kryesor Fantinën, Kozetën, Mariusin, Tenardjetë etj. 4. Personazhet në roman jepen në një zhvillim të gjatë; nga koha kur Zhan Valzhani ishte i ri, gjersa ai u plak dhe vdiq; Kozeta nga një fëmijë i vogël, gjersa u bë grua dhe u martua etj.5. Personazhet paraqiten nga të gjitha anët, pamja fizike, karakteri, bota shpirtërore. Shpesh, flitet për të shkuarën dhe të tashmen.6. Romani është lloji letrar që ka brenda tij përshkrime të detajuara, elemente teknike etj. 7. Subjekti është i ndërlikuar, konflikti shtjellohet në disa linja që zhvillohen paralelisht. 8. Romani i shkruar në prozë. 9. Intrigë e ndërlikuar. Një numër i madh ngjarjesh të ndërlikuara e situatash të ngatërruara, me shumë kthesa të papritura, që zbulojnë interesat e qëllimet e kundërta të personazheve. Radhitni tiparet e tregimit, duke u mbështetur te tregimi “Gjerdani”, i Mopasanit.Karakteristikat e “Gjerdanit”1. Tekst i shkurtër.52Lexojmë

