Page 55 - Demo
P. 55


                                    Në stuhi Anton Pashku ende nuk i kishte mbushur të njëzetat kur shkroi tregimin “Në stuhi”, të botuar në vitin 1957. Që në fillesat e tij, Pashku sjell një frymë krejtësisht moderne në prozën shqiptare. Në këtë prozë poetike, personazhi që identifikohet me rrëfimtarin është i zhytur në një trishtim të skajshëm. Në vetmi dhe trishtim, ai ka zgjedhur rrugën të struket në vetvete. Stuhia e brendshme e bën atë të vuajë në vetmi. Ai është i mbërthyer nga ndjenja e frikës, nuk arrin të bëjë asgjë, nuk arrin të shkojë asgjëkundi. Ai qëndron pezull mes hiçit-të të mos bërit asgjë dhe botës që lëviz. Nuk mundet më të veprojë, as të ikë, as të mendojë dhe gjatë vetmisë së tij shoqërohet vetëm nga rrëkëllimi i një trau dhe rrapëllima e një dere. Para leximitN’çast ndjeu nji plogshti të madhe që ia përshkoi tan trupin. Çdo gja i dukej e çuditshme, madje edhe vetvehtja. Kurr nuk e kishte tradhtue fuqija si kësaj radhe. Nji lodhje e madhe e kaploi, tue fillue prej qepallave të syve e deri te gishtat e dorës, që i dridheshin bashkë me gotën. Ndjeu nevojën me u çue dhe me ikë prej atij vendi, por mendimi se kur t’eci do të duket qesharak, e pengoi, krenarija e tij nuk e la. Ajo e bani me u ulë edhe nji herë në karrike. Ndezi nji cigare dhe filloi me shikue i lodhun fjollat e tymit.“Ha, ha, ha... – përçau heshtjen nji e qeshun së brendshmi, – shihe nj herë ti... he, he, he... shihe, shihe nji herë...”Veshët i fishkllojnë, dora me cigare lëshohet me pritesë mbi tavolinë. “Tingër...”E theu nji gotë. Copat e qelqit u derdhën gjithkah. Ky filloi me i mbledhë si yjtë nëpër qiell. “Ooo!” briti në heshtje. “Qe ku jam. Më jep nji akullore... të ftoftë, si bora në mal. Ej!”Muer gotën tjetër dhe e piu deri në fund. Mandej paloi kryet mes duerve.“Kërrr...” iu duk se rrëklloi trau mbi derë. I frigsuem, u struk në lëkurën e vet.“Brum... bram..!” rraplloi dera me të madhe.“Zhzhbërsht, zhbërsht...” i rrëshqitën kambët nëpër baltë.Anton Pashku Anton Pashku (1937–1995), i lindur në Grazhdanik të Prizrenit, punoi si gazetar kulture dhe redaktor në gazetën “Rilindja”. Shkroi prozë dhe drama. Tregimet e para i botoi në vitin 1957. Ai është autor i disa vëllimeve me tregime: “Një pjesë e lindjes”, “Kulla”, “Kjasina”, “Lutjet e mbrëmjes” etj. Ai ka shkruar dy drama: “Sinkopa” dhe “Gof”, si dhe romanin “Oh”. Pashku është shkrimtari, vepra e të cilit shfaq tipare të dukshme dhe të qarta të modernizmit. Proza e tij tregon mjeshtëri letrare në ndërtimin e tekstit, vlera estetike të dallueshme, i veçantë për nga fryma letrare e përgjithshme e kohës së tij. Në planin stilistik, shfaqet si një mjeshtër i madh i gjuhës, që di të luajë, të eksperimentojë në mënyrë specifike me të, duke krijuar vlera të mëdha artistike. Konsiderohet edhe si nismëtar i prozës meditative. Anton Pashku është një ndër shkrimtarët më të veçantë të letërsisë shqipe.53Lexojmëtekste realiste
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59