Page 56 - Demo
P. 56
“Fiuuuu...” fiukati era e tërbueme.Ulet në prehën të mendimeve, i përqafuem prej krahëve të kangës së magjupëve:“Kush ka për t’ja la fëmijt?”“Shiu ka për t’ia la!”“Kush ka me i luhatë për Shën Gjergj fëmijt e tu?”“Era ka me i luhatë”.“Po djalit tand kush ka i dhanë gji?”“Dhija e egër ku kalon atypari.”Bulza djersësh rrëshqasin nëpër ballin e tij. Çliron kravatën, çon gotën në buzë e pin deri në fund dhe shikon në fundin e saj.“SOS... SOS... Anija “Titanik” në rrezik... SOS...”Klithi me dëshprim. Përreth tij shpërthen gazi. Njerëzit qeshin me të. “Ku me dijttë se çfarë mbretnije lumnish ka andrrue!” – i tha njeni shokut afër tavolinës së tij.Ky nuk u vuni vesh talljeve, as që i ndiente. Ishte thellue n’Unin e tij të turbullt. Plotsisht. Ndiente vetëm vërshëllimën e stuhisë së marrë. Ajo në mbrendsin e tij, shkonte tue çue valë të mëdha, stërkalat e të cilave e shpijshin si thumba. E ndiente dhimbjen e tyne t’madhe, të stërmadhe; por fija e arsyes së tij ishte e ngjyeme në langun e bardhë; ishte e dehun, e përputhun me rrafshin rrethak të gotës së zbrazun...54Lexojmë

