Page 57 - Demo
P. 57
Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Cili ishte mendimi i parë që i erdhi në mendje personazhit? A e realizoi atë? Pse nuk e realizoi atë që mendoi?2 Në këtë tregim, nuk tregohet as koha dhe as vendi ku ndodhin ngjarjet. Kjo gjë e nxit dhe e motivon pareshtur lexuesin që ta kërkojë atë që nuk thuhet, atë që, duke heshtur, e sugjeron. Duke u nisur nga detajet e tekstit, përcaktoni kohën dhe vendin ku mund të jetë zhvilluar ky episod. 3 Personazhi i tregimit ka një mpirje të plotë të arsyes. Cilat janë motivet që e kanë shkaktuar këtë gjë?Analizojmë tekstin 4 Njerëzit qeshin me fjalët e klithjen e tij. Dikush thotë: “Ku me dijtë se çfarë mbretnije lumnish ka andrrue!”Analizoni këto fjalë dhe ajo që nënkuptohet prej tyre. 5 Gjeni në tekst fjalët që përshkruajnë vetminë e tij.6 Gjeni në tekst fjalët që përshkruajnë trishtimin e tij.7 A komunikon me ndokënd personazhi në këtë tregim? Me kë?Gjuha e tekstit 8 Ai është shumë i vëmendshëm ndaj tingujve që dëgjon rreth e qark. Çfarë tregon kjo? 9 Në tregim ka shumë onomatope. Gjejini në tekst dhe shpjegoni praninë e tyre në këtë prozë. Interpretojmë tekstin 10 Çfarë e bën personazhin me u “struk në lëkurën e vet”? A ka dikë që e frikëson?11 Në tekst, rrëfimtari thotë se: “Ndiente vetëm vërshëllimën e stuhisë së marrë”. Shpjegoni simbolikën e stuhisë, të cilën e ndiente kaq fort. Gjeni figurën letrare te togfjalëshi i nënvizuar. 12 Gjeni në tekst fjalët që tregojnë sesi personazhi i tregimit, ëndërron për lumturi të pamundura. Analizoni fjalët që ju çojnë te bota e ëndrrave të tij.Reflektojmë mbi tekstin 13 Nisur nga mënyra sesi përshkruhet vetmia e personazhit të këtij tregimi, si mendoni, ai e ka zgjedhur vetë vetminë apo ajo është mundësia e vetme që ka? 14 Reflektoni mbi gjendjen e vetmisë, që përjetojnë njerëzit. Cilat janë arsyet që i shtyjnë njerëzit që të zhyten në vetmi? Diskutoni në klasë.Detyrë: Gjeni dhe diskutoni në klasë për ndonjë tregim tjetër të Pashkut, që ka motive popullore.55Lexojmë

