Page 60 - Demo
P. 60
Studim tekstiteshtirë ju spërkata… nuk e çoj në mend që të bëj shaka me ju, nuk do të guxoja kurrë. Në qoftë se i lejohet dikujt për të bërë shaka, duhet të gëzojë respektin e duhur te personi i…– Jashtë që këndej! – ulëriti Shkëlqesia e Tij me zë të lartë, duke u bërë mavi në fytyrë.– Si thatë? – pyeti Çervjakovi me zërin që i dridhej nga tmerri.– Jashtë që këtu! – ulëriti Shkëlqesia e Tij edhe më fort, sikur ta kishin shkelur në kallo.Çervjakovi u lëkund: ndjeu t’i shkëputej diçka nga brenda. Nuk pa më asgjë, nuk dëgjoi asgjë, duke ecur mbrapsht deri te porta. U gjend në rrugë. Mekanikisht, mori rrugën drejt shtëpisë. Dhe këtu, pa u çliruar nga ankthi që e kish zënë, u shtri mbi minder… dhe vdiq.Autori, për të dhënë karakterin e dobët të protagonistit të tij, ka zgjedhur që mbiemri i protagonistit të jetë Çervjakov, që vjen nga fjala ruse “çervjak”, që do të thotë krimb i vockël.ShënimSatiraSatira është një krijim që e gjejmë në letërsi, në arte të tjera, si dhe në forma të ndryshme komunikimi. Ajo karakterizohet nga një vështrim kritik, i shprehur me anë të humorit thumbues, ironisë dhe sarkazmës, ndaj të metave, veseve dhe anëve të tjera të dobëta të njerëzve e të shoqërisë.Që në Greqinë e Lashtë, satira ka pasqyruar ngjarjet politike dhe shoqërore me rëndësi të madhe për qytetin (polis), duke ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në opinionin publik, pikërisht në prag të zgjedhjeve. Për këtë arsye, krijuesit e saj janë sulmuar shpesh nga pushtetarët e kohës.Kuptojmë tekstin1 Çfarë bëri Çervjakovi në Teatrin e Operës? 2 Në këtë tregim vendosen pranë dy personazhe. A ka ndonjë raport miqësor apo pune mes tyre? Ç’përfaqëson secili prej tyre?3 Ngjarjen që ndodhi në Teatrin e Operës, Çervjakovi:e harroi sapo u largua prej andej; u përpoq ta fshihte, të bënte sikur nuk kishte ndodhur kurrë;e mohoi që të mos e fajësonin si të pasjellshëm;e mori me zell të tepruar për t’u shfajësuar.Analizojmë tekstin4 Gjeni në tekst fjalët, të cilat e shfajësojnë plotësisht Çervjakovin nga ajo që ndodhi. Çfarë tregojnë ato?5 Gjeni në tekst fjalët që tregojnë:a) mirësjelljen e Çervjakovit; b) përulësinë e Çervjakovit;c) indiferencën e Brizalovit; ç) pompozitetin e Brizalovit.6 Shpesh rrëfimtari e quan Brizalovin vetëm Shkëlqesia e Tij, pa nevojën e emrit. Pse?Interpretojmë tekstin7 Në ç’vetë kryhet rrëfimi në këtë tregim? Ç’raport mban rrëfimtari me ngjarjet që rrëfen?8 Çfarë ndjenjash përjeton Çervjakovi kur sheh se kë ka spërkatur me teshtimën e tij. Ç'gjë e shkakton shqetësimin e tij?58Lexojmë

