Page 62 - Demo
P. 62
FjalorKrastakraus Bilal Xhaferri e shkroi shpejt e me ngut romanin, për konkursin e vitit jubilar të 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Pjesa e parë e romanit përfundoi në muajt e parë të vitit 1968. Romani u miratua për botim, por më pas u ndalua. Për të nisi persekutimi. Që t’i shpëtonte burgut, në shtator të vitit 1969, u arratis. Libri i ruajtur si dorëshkrim u botua vetëm në vitin 1993. Para leximitBilal XhaferriBilal Xhaferri (1935-1986) ka botuar vëllimin me tregime ”Njerëz të rinj, tokë e lashtë”, vëllimin me poezi “Lirishta e kuqe”, romanin “Krastakraus”. Pasi internimit, ai u arratis nga Shqipëria dhe shkoi në SHBA, në Boston, ku punoi në gazetën “Dielli”. Atje themeloi revistën “Krahu i shqiponjës”, ku botoi shumë artikuj publicistikë, poezi, tregime, pjesë romanesh, skeçe, vizatime, karikatura, foto artistike etj.Oraniku tani ishte pragu i atdheut. Këtë gjë e dinin mirë të gjithë ata që kishin ardhur të luftonin në fushën e Oranikut.Bëheshin njëmbëdhjetë mijë ushtarë, të ngulur në kampin e fushës. Mbi tre mijë të tjerë qenë shpërndarë në pritat malore, gjatë rrugëve nëpër të cilat vinte armiku.Nuk besohej se mund të mblidhej gjatë atij dimri të tmerrshëm një ushtri kaq e madhe. Po ajo u mblodh. U mblodh, siç mblidhen pikat në rrëke, siç mblidhen rrëketë në përrenj e përrenjtë në lumenj.Të pasnesërmen arritën edhe turqit. Ata e ngritën kampin e tyre në mbrëmje, në anën tjetër të fushës.Atje, në fund të maleve, fusha e Oranikut ngjante me arenën e ndonjë Koloseu ku ndesheshin gladiatorët në lashtësi. Në maja zbardhte bora, kurse përposh, në lugina, përmes egërsisë së dimrit, sapo kish shpërthyer një gjelbërim i vonë prilli, gjelbërim juge, i butë, i njomë.Të nesërmen, të dy ushtritë u gjendën ballë për ballë, të gatshme për t’u ndeshur.Era e rrëmbyer përplaste në ajër palët e flamujve, përziente hingëllimat e kuajve dhe të thirrurat e komandantëve që radhitnin trupat. Ajo shtynte në Veri turma resh të rënda.Juga mblidhte turma resh të tjera që vazhdonin të dyndeshin gjithnjë në Veri. Nga thellësitë e Maqedonisë vinte një shtrëngatë.Ishte e bezdisshme të luftohej në shi dhe ushtritë nuk vendosnin të hidheshin në ndeshje. Po ndërsa zgjatej ajo mëdyshje e ngurrimitdhe e plogështisë së përgjithshme, të dy palët i afroheshin vetvetiu gjithnjë e më shumë njëra-tjetrës dhe grupe të veçuara kalorësish harkëtarë shkëputeshin dhe suleshin gjer te vija e armikut.Strezit iu kujtua se edhe në betejën e Torviollit kështu ishin sulur harkëtarët për të dhënë shenjën e fillimit të luftës. Atëherë ishte qershor. Nëpër një llohëz shiu që zuri papritur, mbi majat e shigjetave që u ngritën në hapësirën e fushës, dielli ndezi një ylber si hark triumfi. Ylberi u shua menjëherë, po shkëlqimi i tij verbonjës i mbeti përgjithmonë në mendje Strezit. I dukej si një shenjë oguri dhe sikur gjatë këtyre dymbëdhjetë vjetëve luftërash të pandërprera, atdheu kalonte gjithnjë nën një ylber shigjetash, nën atë hark lavdie.arenë – sheshi ku zhvillohet ndeshja, beteja. juga – erë e ngrohtë, që fryn nga jugu dhe sjell shi. mëdyshje – kur je në mes të dy mendimeve. ngurrim – nuk je i sigurt dhe mendohesh. plogështi – ngadalë, pa energji. llohë – borë e përzier me shi, e lagësht.triumf – fitore. ogur – shenjë që paralajmëron diçka të mirë a të keqe. 60Lexojmëtekste realiste

