Page 63 - Demo
P. 63


                                    Ky kujtim i largët, i mbuluar nga tymi dhe pluhuri i Beratit, tani këtu në fushën e Oranikut atij iu duk përsëri si një shenjë oguri.Strezi e kishte të ngulur në vetëdije, se duhej ta fitonin patjetër betejën e Oranikut. Këtë e kishte të ngulur në vetëdije çdo ushtar shqiptar. Në qoftë se do të mundeshin turqit, pas tyre do vinin turq të tjerë dhe do kërkonin një betejë tjetër. Edhe po të mundeshin përsëri, ata do vinin përsëri, dhe përsëri, po të mundeshin, do vinin dhe do kërkonin beteja të tjera. Ishin një popull i madh dhe kishin një ushtri të madhe, që s’shteronte. Kurse shqiptarët ishin një popull shumë i vogël dhe po të mundej ushtria e tyre këtu në Oranik, tani pas betejës së Beratit, kjo do të qe një mundje përgjithmonë.Së bashku me shigjetat, kalorësit harkëtarë lëshonin mbi njëri-tjetrin edhe një breshëri të sharash e kërcënimesh.– O Moisi Golemi! – dëgjoheshin zëra të egërsuar, përmes rrapëllimës së erës dhe përmes britmave të tjera. – O Judë i pabesë! Dil në shesh të burrave, po je burrë, o tradhtar i tradhtarëve. Nxirre kokën nga samari, oj, breshkë zvarranike!“Tradhtar! O gjarpër!” përsëritej kjo britmë nga goja në gojë.“Tradhtia, – mendonte Strezi. – Kështu i ka ndodhur gjithnjë popullit tonë, që nga kohët më të largëta deri sot. Sa herë gjoksi i tij mbushet me shtrëngatën e lirisë, pas shpine përdridhet gjarpri i reumatizmëssë tradhtisë, që i paralizon shtyllën e kurrizit. Tradhtia! Ah, sikur të mund ta shtypja me dhëmbët e mi kokën e këtij gjarpri!”.Fjalorvetëdije – ndërgjegje, aftësi për të njohur veten. shterim – (këtu) humbas përfundimisht. judë – këtu tradhtar, spiun i poshtër. samari – (këtu) guaska e breshkës. reumatizëm – një lloj sëmundje që krijon dhimbje, therje në gjymtyrë e muskuj. doriun e kuq – kalë i kuqërremtë. 61Lexojmë
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67