Page 64 - Demo
P. 64
Studim tekstiKrahasimiRomani historikKrahasimi është ajo figurë, e cila krijohet nga vënia ballë për ballë e dy sendeve, dy frymorëve ose dy dukurive për të ndriçuar më mirë njërin prej tyre, si dhe për ta bërë më të gjallë e më të pasur mendimin. Në krahasim, vihen përballë fjalët që shënojnë dukuri, sende a frymorë që kanë ngjashmëri dhe lidhen me lidhëzat si, ashtu si, porsi, sikurse.p.sh., buzët si burbuqe, sytë si gështenjë, vrapoi porsi shigjeta, ballët si diell, faqet si mollë, vetulla porsi hana etj. * Krahasimi përdoret shumë në letërsi, por edhe në ligjërimin bisedor. Në romanin historik, ngjarjet historike gërshetohen me trillimin. Autori përdor elemente reale (ngjarje e personazhe historike, vende reale, luftëra, beteja të ndryshme të fituara apo të humbura), të cilave u qëndron besnik dhe elemente joreale (besëtytnitë, gojëdhënat, personazhe të jashtëzakonshme, personazhet mitike etj.).... Strezi kish urdhër t’i mbante të tijtë jashtë përleshjes. Kolona rezervë që komandonte, i numëronte një mijë kalorës të zgjedhur, të ndarë në pesë shtiza, me nga dyqind shpata secila. Sa herë që kthente kokën pas, shikonte Lekë Balshën mbi doriun e kuq, me pelerinën e kuqe, me përkrenaren me skifter, shikonte Zugon e vrerët që shtrëngonte vetullat nën strehën e helmetës, Martin Ubinin mbi pullaliun e madh, si të gdhendur në një trupore mermeri, axhë Vrananë me sy të butë, të mençur, me flokët e bardha, që ia merrte era anëve të helmetës, me fytyrën e plakur që shprehte urtësi dhe qëndresë.Pastaj Strezi e kthente përsëri kokën përpara dhe, duke shikuar armikun aq pranë, nuk e mbante dot veten.Ah! Sikur të kishte fuqi ta hidhte gjysmën e fushës së Oranikut mbi gjysmën tjetër dhe ta fundoste aq thellë, sa të dilte ujë i zi nga pafundësitë e dheut!Kuptojmë tekstin1 Përgjigjuni pyetjeve rreth tekstit.a) Ku zhvillohet beteja e përshkruar në tekst? b) Në tekst përmendet edhe një betejë tjetër. Cila është ajo?c) Në cilën periudhë historike ndodh ngjarja? ç) Kush e kishte tradhtuar kombin?d) Sa ishte numri i ushtarëve shqiptarë që prisnin në fushën e betejës? Po në pritat malore? dh) Sa ishte numri i ushtarëve të kolonës rezervë që drejtonte Strezi?e) Përshkruani gjendjen fizike dhe emocionale të ushtarëve dhe të komandantëve të ushtrisë shqiptare.Analizojmë tekstin 2 E gjithë ngjarja është ndërtuar duke vendosur përballë njëra-tjetrës ushtritë kundërshtare. Shënoni në tabelën karakteristikat e tyre.Shqiptarët Turqit 62Lexojmë

