Page 65 - Demo
P. 65


                                    Studim teksti3 Gjeni në tekst elementet reale të romanit historik. Shënojini ato në tabelë. Vende reale Personazhe historike Ngjarje historike 4 Në fragment ka shumë përshkrime të natyrës dhe të dukurive natyrore, të cilat plotësojnë imazhin e fushëbetejës dhe që bashkëshoqërojnë gjendjen e trazuar shpirtërore të luftëtarëve. Gjeni fragmentet dhe detajet me të cilat përshkruhen këto. 5 Në tekst ka disa shenja paralajmëruese, të cilat kanë një domethënie të veçantë për fundin e betejës. Nënvizojini ato.Interpretojmë tekstin6 Pse tregimtari shprehet në fjalinë e parë të tekstit: “Oraniku tani ishte pragu i atdheut”? 7 Pse fusha e Oranikut ngjante me arenën e një Koloseu? 8 Analizoni fragmentin: “Ishin një popull i madh dhe kishin një ushtri të madhe, që s’shteronte. Kurse shqiptarët ishin një popull shumë i vogël dhe po të mundej ushtria e tyre këtu në Oranik, tani pas betejës së Beratit, kjo do të qe një mundje përgjithmonë.”Pse ky moment është vendimtar për shqiptarët? 9 Interpretoni fjalët e Strezit: “Tradhtia! Ah, sikur të mund ta shtypja me dhëmbët e mi kokën e këtij gjarpri!”.Gjuha e tekstit 10 Si cilësohet Moisi Golemi? Ç‘pjesë e ligjëratës janë fjalët që përshkruajnë figurën e tij? Çfarë funksioni stilistik kanë ato? ___________________________________________________________________________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________________________________________________________________________ 11 Duke u mbështetur në kuptimin e parë të foljes shteroj, zbërtheni kuptimin e figurshëm në shprehjen “... kishin një ushtri të madhe, që s’shteronte kurrë”.12 Gjeni dhe shkruani në fletore 5 krahasime dhe 5 epitete. Analizoni mënyrën sesi janë ndërtuar.Reflektojmë rreth tekstit13 Tradhtia është një akt, i cili mund të sjellë përfitime vetjake, por dëmton interesat e shoqërisë a të kombit. Diskutoni rreth kësaj çështjeje. Detyrë Përshkruani me disa fjali një personazh historik.Gjeni dy romane të tjera, që përshkruajnë ngjarje të periudhës së Skënderbeut.63Lexojmë
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69