Page 66 - Demo
P. 66


                                    Tre vëllezërit dhe e Bukura e DheutNjë grua, gjashtë muaj pas vdekjes së të shoqit lindi një djalë, edhe me gjithë varfërinë e saj, e rriti djalin gjersa u bë pesëmbëdhjet’ vjeç. Dhe pasi erdhi në mënt, djali pyeti t’ëmën se mos kish ndonjë send prej t’et, me qenë i kish thënë ajo, se ay kish baba. E ëma iu përgjegj se i ati kish lënë shumë plaçka, por ajo i shiti, që e rriti atë gjer m’atë moshë. “Më bëhet sikur është një kordhë në hatullë të shtëpisë akse-ku”. E djali i tha: “Ngremë më krahë që t’a arrinj, e ta marr”. Pasi mori këtë kordhë djali, të palarë që motit, e të ndryshkur, e lau dhe e shkëlqeu, edhe e mvari më qafë; pa i tha s’ëmës: “Unë, o nënë, do vete në dhe të huaj”. Pas këtyre fjalësh e ndërroi dhe emrin e tij, e vuri “Kordhë”, edhe mori e shkruajti emrin e tij përsipër. Në fund, i hodhi duart e tija më qafë s’ëmës për të puthur njëri-tjetrin, se do të ndaheshin, e nuk po ndaheshin dot një copë herë të madhe nga të qarët. E pasi iu largua fshatit pesë a gjashtë orë, djali arriu në një mal, i vetmi filli, edhe ndenji më një shesh, nxori kordhën, e puthi dhe e lëshoi në prehërt. Nuk shkoi gjysm’ ore, edhe i erdh’ një djalë në moshë të tij, e i tha: “Mirë dita, o mik”. Edhe ky ju përgjegj: “Mirë erdhe, o vëlla”. E pyet ay këtë: “Ngaha vjen e ku vete”? Ky i tha: “Kam dalë për kësmet”. “Edhe unë kështu, – i thot ay, – edhe në do, haj të bëhemi vëllezër e të vemi për kësmet”. Ky i shtiu duart më qafë e puthi, e pyeti dhe për emrin, ç’e quanin. Ay i tha se quhet “Yll”, i rrëfeu edhe ky të tijën: “Kordhë”. U nisën pra këta të dy, e muarrën udhën drejt gjersa i zuri nata. Ndejtën atje më nji vend, e pasi folën pak, ranë të flenë pa ngrën’ e pa pirë. Të nesërmen muarrën përsëri udhën drejt, e pas ndo gjysm’ ore u poqën me një djalë mbë moshë të tyre e i thon’ atij: “Udhë e mbar’ o fshatar!” Edh’ ay u përgjigj: “Mbarë paçi o vëllezrit e mij!” E këta i thonë: “E nga na ke ti vëllezër neve?” E ay u përgjegj: “Nuk ju kishnja, por tani ju kam”. I thonë këta: “Të kemi edhe ne ty për vëlla”. E pysën edhe për emrin e tij, e u tha se e quanin “Det”. I rrëfyen edhe këta të tyrët, e u pushtuan të tre, e u puthën si tre vëllezër të vërtetë, Fjalorhatullë – hapësira ndërmjet tavanit e çatisë; pullaz. jesën – do të kalojnë jetën. Në qendër të përrallës janë marrëdhëniet e veçanta që krijojnë tre djem, që, ndonëse nuk janë të një gjaku, bëhen si vëllezër me njëri-tjetrin, për shkak të vështirësive që hasin gjatë rrugëtimit të tyre. Në përrallë rrëfehen peripecitë dhe pengesat që kalojnë, të cilat, herë e vënë në provë lidhjen e tyre, herë e bëjnë edhe më të fortë. Situatat e jashtëzakonshme, forcat e mbinatyrshme me të cilat ndërveprojnë këto personazhe, i japin përrallës ngjyrat e një bote të magjishme. Para leximit64Lexojmëtekste fantastike 
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70