Page 67 - Demo
P. 67
edhe lidhën besë që si do t’u ngjajë puna, të vdesin bashkë. Kështu pra, muarrën udhën të tre e duke ecur, vajtën pranë një qyteti ku kishte edhe mbret, i cili ato ditë kishte çarë një hendek të gjerë, edhe kish lëçitur e përhapur fjalë që, ay që të kapërcejë këtë hendek, do të marrë çupën e mbretit për grua, e atij që të mos e kapërcenjë dot, do t’i pritet krynjet. Shumë veta kërcyen atje me shpresën që do ta kapërcenin, e ranë brenda, edhe me të parët e dërguan te therësi, i cili u preu krerët të gjithvet. Pasi u afruan atje, edhe ndëgjuan se ishte pun’ e hendekut për të kapërcyer, u mentuan këta të tre së bashku, e thanë: “A bëjmë zemër t’i hidhemi këtij hendeku, e mbase e kapërcejmë? E në mos e kapërcefshim, le të vdesim edhe ne”. Kordha pa pritur më u shti ay në mes të të dyvet të Yllit dhe të Detit, e i pushtoi mirë të dy, me të dy krahët, edh’ u hoth me gjith’ ata mbatanë pa ndonjë rëndësirë, aqë sa, kur panë gjithë atë popull që ish atje, u manitën. Edhe mbreti urdhëroi në çast e i muarrën me karrocë ata, i shpunë në pallat, e i qitën përpara tij, edh’ ay i pyeti: “Cili nga ju do të marrë çupën time për grua?” I tha Kordha se do t’a marrë Ylli. E ca dit pas dasmës, Kordha lypi ndjesë prej Yllit, e prej Detit, që të niset për të shkuar. Po ata me pikëllim të math i thanë: “Kaqë e pakë qënka vllazërija jonë? Sa ta jep zemra t’ikësh e të na lesh neve?” E Kordha u tha se “vëllazërija jonë është e pasosur, edhe unë ja ku po ju lë një pendë më derë tuaj, që, po të shikohet se kjo zu të pikonjë gjak, të delni sakaq e të më kërkoni, gjersa të më gjeni, se do të ndodhem më ditë të keqe”. E u puth pra me ata, edhe u nis e shkoi. Duke ecur ky tani tri, katër dit’ udhë i vetmë, arriu në një vend ku ndaheshin shtatë udhë. Atje ishte një kullë, tek rrinte një plakë. Kësaj plake iu lut Kordha që t’i dëftejë se ku venë ato udhë, e pasi mori vesh për udhën e të Bukurës së Dheut, u nis të shkojë. Atëherë plaka i tha këtij: “Mos, o bir, hump kryet tat’ e djalërinë tënde më kot, se m’atë udhë kanë shkuar mbretër me ushtri të fortë, edhe s’kanë vajtur dot atje tek kërkon të vesh ti një fill i vetëm”.Vajti pak më tej, e gjeti kuçedrën me gjashtë këlyshë mb’udhë, e cila iu derth ta hajë, po ay xhveshi kordhën edhe e preu me gjithë 65Lexojmëtekste realiste

