Page 68 - Demo
P. 68


                                    këlyshë. Duke pritur më tej, iu duk atij pallati i së Bukurës së Dheut e tek ecte udhën për në pallat, gjeti një krua mb’ udhë edhe qëndroi pakëz tek kroji. E pa e Bukura e Bheut atë, edhe i tha kuçedrës: “Po vjen një trim i mveshur në rroba të bardha”. E ajo iu përgjegj: “Pa vështro që nga dritoret, vallë qysh do të pijë ujë. Me dor’ apo mbë gjunjazi?” Djali ra mbë gjunjë, kalli kryet në luk të krojit, edhe piu ujë. Atëherë i tha kuçedra asaj: “Nga ky njeri mua m’u trëmb syri”. Atje jashtë pallatit ishte një dru molle që kish edhe pemë, e kur djali u afrua pranë, ajo po e vështronte, a do të kërcente ay të mirrte atë mollën më të madhe. E djali kërceu edhe e zuri mollën me dhëmbë, jo me dorë. Posa pa kështu kuçedra, “Po, po, – tha, – nga ky njeri s’kam shpëtim unë”.Arriu aty në derë të pallatit, edhe hyri drejt’ e brënda. Arriu e xhveshi kordhën në çast, edhe ja hoqi asaj, e bëri dy gjysma. E kështu zaptoi të Bukurën e Dheut. Pasi shkoi ndonjë javë, e u vate në vesh mbretërve se një trim vrau kuçedrën, edhe mori të Bukurën e Dheut për grua, u ngrenjtën ata me të shpejtë e më të çuditur e vajtën në të shtatë udhët, edhe po pyesën plakën: “Ç’njeri shkoi këtu për te e bukur’ e dheut? Edh’ ajo u thosh: “Një djalosh nja gjashtëmbëdhjet’ vjeç”. Ata pra e kuvenduan t’i venë përsipër atij. Dhe u nisën, e ja mbajtën penë drejt e përmbi atë, e luftuan njëzet e katër dit, e me gjith’atë, s’panë se ç’ti bëjnë. Po u këthyen prapë më kot. Ata mbretër, pasi nuk mundën ta mposhtin Kordhën, duke ikur prapë, ardhën tek plaka, e porositën atë të vejë tek’ e Bukur’ e Dheut’, e t’e pyesë atë se, me çfarë trimërije e fuqie e zaptoi atë ay djalë. Pastaj plaka i tha asaj, që ta pyesë djalën ajo vetë se ku e ka ay gjithë trimërinë. Edhe ajo pas disa dit’sh e pyeti Kordhën: “Ku e ke tërë këtë trimëri?” E ay i gjori, nga dashurinja që kish për të, i rrëfeu duke thënë se gjithë trimërija e tij ishte kordha e tij, e se po t’i merrte kush kordhën, ishte fare i bjerrë dhe i humbur. E ashtu, plaka në krye të pak dit’sh ia gjeti volinë djalit, ia vodhi kordhën, dhe ja hodhi në det. Posa ja hodhën kordhën në det, Kordhës, që m’atë çast ay ra në lëngim e u bë për vdekje. Plaka u kthye në kullë të saj e gëzuar, edh’ u dha zë mbretërvet se: kush të dojë të marrë të Bukurën e Dheut prapë pa ushtri, pa luftë, le të vejë, se i arth dita. Edhe mbretërit porsa e ndëgjuan, u nisën të venë përmbi Kordhën. Po, sa pa vajtur këta, të vëllezërit e Kordhës kishin parë pendën e tij, që po pikonte gjak edhe kishin dalë me të shpejt për të gjetur vëllan’ e tyre. Ylli mori Detin më krahë edhe sakaqëherë ia arritën Kordhës shumë më parë se mbretërit, e me të vajtur e pyetën të Bukurën e Dheut: “Ku e ka kordhën vëllaj i ynë?” Ajo u tha se ia muarrën, edhe ia flakën në det. Prandaj u ngrit Deti në çast, hyri në det, edhe e gjeti kordhën, e ja suall të vëllajt, i cili posa i erth’ kordha, sa të fshish synë, u squa, edhe u ngrit sikur ish i shëndoshë. E duke fshirë sytë, u tha atyre: “Oji! Ç’paskam fjetur shumë!”. Por kur pa të vëllezërit pranë, pikasi që e kish gjetur e keqja. Arritën edhe mbretërit për të luftuar, edhe i ranë burrërisht, po pasi ishte prap’ i shëndoshë Kordha, edhe këtë herë u mposhtën ata. Duke hequr, erdhën te mbreti, vjehrr’ i Yllit, të cilit i kish marrë të bijën, e i lypën ndjesë për të vajtur në dhe’ të tyre, me gjithë të bijën e tij, po mbreti u përgjegj 66Lexojmë
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72