Page 69 - Demo
P. 69


                                    Studim tekstiatyreve: “Ju ecni kudo që të doni, po im dhëndër edhe ime bijë do tëjesën këtu”. I thotë Kordha mbretit: “Po të jenë të dy palët më një mendje, le të jesën këtu, po ne do të shkojmë”. E Ylli u tha në syt’ e mbretit: “Unë për gjë, edhe për vajzën e mbretit nuk ndahem prej jush, o vëllezër”. Hidhet mbreti dhe i thotë: “Do, s’do, do të ndahesh”. Hidhet Kordha dhe i thotë mbretit: “Kjo do, s’do, ç’do me thënë? Yllin, vëllanë tonë do të mbash ti këtu me pahir? Ay njeri që do të dojë të mbajë një nga ne të tre me pahir, s’është lindur”. Të pastajmen u vete përsipër ushtria këtyreve, e ata po rrinë të patrembur. Atëherë Kordha pa ç’pa, u tha vëllezërvet: “Merrni gratë ju, edhe shkoni përpara”. E ay, i vetëm, xhveshi pallën e tij, e u derdh mbi ata e preu shtatë qind veta prej syresh, edhe të parin e tyre bashkë. Ushtri e ngratë, thyer e prishur në ditë të keqe, duke parë që u vra dhe i par’ i tyre, pa parë më i pari të dytin, ikën prapë me lemeri të madhe. Ashtu pra u nis edhe Kordha e mori udhën e tij dhe ja arriu të vëllezërve atje tek po e prisnin atë. Të gjithë bashkë muarrën udhën e tyre, edhe pas tri dit’sh arrinë në shtëpinë e Kordhës. Duke përshëndoshur t’ëmën e atij, kjo u tha: “Cilët jeni ju që më thoni mua mëmë”? Ata i thanë se “ashtu na ka porositur yt bir. Ajo zu të verë re mirë, e pasi e mblodhi veten e saj, shëmbëllen të birë, edhe e njohu. Ju hoth djalit e puthi me mall të math. Ani puthi edhe të tjerët, edhe të dy gratë e atyre. Si u vendosën këta atje, pas ca moti thanë ndër njëri-tjetrit: “A tre vëllezër jemi ne, apo dy?” Ylli u përgjegj: “Jemi tre”. “E po kur ne jemi tre, përse kemi vetëm dy gra? U hoth Deti, e u tha atyre: “Pahiçë s’prish punë”. Atëherë tha Kordha: “Yllë, do të të bëjmë mbret mbi të gjithë vendin tënd”. Edhe e bënë mbret, e mbretëroi gjithë jetën e tij. Edhe sa rojtën ata që të tre, ishin tërë jetën vëllezër të dashur. Heroi i përrallaveNë qendër të përrallave ka gjithmonë një hero, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të jenë më shumë. Heroi i përrallave përballet me probleme të cilat duhet t’i zgjidhë vetë (për shembull, i duhet të luftojë kundër të keqit, përbindëshit, që të mbijetojë). Ai mund të ndërmarrë një udhëtim, të kapërcejë vështirësi, të ndeshet me të papritura apo rrethana të jashtëzakonshme dhe në fund gjithmonë do të triumfojë. Tiparet e heroit të përrallave janë: i mirë, trim, i zgjuar, i guximshëm, i shkathët. Në disa raste, heroi nuk ka fuqi magjike, por ka ndonjë objekt ose ndonjë ndihmës që ka aftësi magjike që e ndihmon. Kuptojmë tekstin 1 Lexoni përrallën dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Çfarë i kërkoi djali nënës së tij? b) Kë takoi djali gjatë rrugëtimit të tij? Çfarë i premtuan njëri-tjetrit djemtë? c) Në ç’mënyrë arritën ta kapërcenin sfidën e mbretit? ç) Kush e mori për grua të bijën e mbretit? d) Si do ta kuptonin dy vëllezërit, kur Kordha do të kishte nevojë për ta?dh) Kordha u gjend në mes të shtatë udhëve. Cilën udhë zgjodhi ai?e) Me kë ndeshet Kordha dhe në ç’mënyrë arrin të fitojë? ë) Ç’vendim morën vëllezërit pasi mundën ushtrinë e mbretit? Kush i kundërshtoi ata? 67Lexojmë
                                
   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73