Page 71 - Demo
P. 71
i me . Halili nuk martohet me vajzat e krahinës sepse:nuk ka ndHarri Poter mund trashëgimtarin e Gjarpërblertit– Dy herë... në të kaluarën tënde, në të ardhmen time... jemi takuar. Dhe dy herë s’ia kam dalë të të vras. Si dreqin më ke shpëtuar? M’i trego të gjitha. Sa më gjatë të flasësh, – shtoi me zë të ulët, – aq më vonë do të vdesësh.Harri po shtrydhte trutë si nëpër ethe sesi të shpëtonte. Ridlli kishte shkopin magjik. Ai, Harri, kishte Foksin dhe Kapelën që Flet, por asnjëri syresh nuk do ta ndihmonte kushedi sa në atë dyluftim...– E di pse s’ia dole të më vrisje? Sepse ime më dha jetën e vet për të më shpëtuar. Mëma ime, që pat rrjedhur nga një fis i rëndomtë babanacësh, – shtoi duke u dridhur nga mëria e ndrydhur. Fytyra e Ridllit u ngërdhesh. Pastaj djali u detyrua të vinte buzët në gaz: një buzëqeshje e tmerrshme. – Domethënë, mëma jote paska vdekur për të të shpëtuar? Po, duhet ta pranoj se është fjala për një kundërshti të fuqishme. Tani e kuptoj ... në fund të fundit, ti nuk ke asgjë të veçantë. Doja ta dija a e kupton? Sepse midis nesh, Harri Poter, ka disa ngjashmëri të çuditshme. Edhe ti duhet t’i kesh vënë re. Që të dy jemi gjakpërzier, jetimë, dhe na kanë rritur babanacët. Me gjasë, jemi edhe të vetmit që flasim gjuhën e gjarpërinjve dhe që jemi shkolluar në “Hoguorts” që nga koha e Gjarpërblertit të madh. Edhe fizikisht sikur ngjasojmë... por prej meje shpëtove vetëm rastësisht, një rastësi fatlume. Tani, Harri, dua të të jap një mësim të vockël. Le të matim fuqitë e Lordit Fluronvdekja, trashëgimtar i Salazar Gjarpërblertit, dhe ato të të famshmit Harri Poter, i cili zotëron armët më të mira që është në gjendje t’i japë Urtimori. Harri u kthye të shikonte shtatoren. Foksi luhatej mbi supin e tij. Fytyra e stërmadhe prej guri e Gjarpërblertit lëvizi. I tmerruar, Harri pa që goja e tij po hapej gjithnjë e më shumë, derisa erdhi dhe u bë një alamet grope e zezë. Dhe brenda gojës diçka lëvizi. Mbi dyshemenë prej guri ra me një zhurmë të mbytur diçka e rëndë; Harri ndjeu që u drodh te këmbët e tij. E dinte ç’po ndodhte, e merrte Shkrimtarja Xhoan K. Rouling (Joanne K. Rowling, 1965) u bë e njohur pas botimit të librit të saj “Harri Poteri dhe Guri Filozofal”. Suksesi i këtij libri dhe i të dytit, “Harri Poteri dhe Dhoma e të Fshehtave”, e nxiti autoren të shkruajë edhe libra të tjerë për aventurat e Harri Poterit. Seria e këtyre librave është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe mbi subjektet e tyre janë realizuar shumë prodhime kinematografike. Po kështu, shkrimtarja Rouling ka bashkëpunuar me skenaristë dhe regjisorë për vënien në skenë të dramës “Harri Poter dhe fëmija i mallkuar”. “Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden” është skenari i saj i parë për film.J. K. Rowling Harri Poter mund trashëgimtarin e GjarpërblertitHarri arrin të futet në Dhomën e të Fshehtave, që nuk ishte hapur prej shumë kohësh, ndonëse për të flitej shpesh mes nxënësve të shkollës së magjistarëve “Hoguorts”. Aty, ai do të përballet me Ridllin, një ish-nxënës i kësaj shkolle. Ridlli i thotë Harrit se ai është pasardhës i Salazar Gjarpërblertit dhe ndryshe njihet si Lordi Fluronvdekja. Ridlli ka nën urdhrat e tij një Bazilisk, një gjarpër gjigand që del nga shtatorja e Gjarpërblertit. Në dyluftimin me Baziliskun e ndihmon Foksi, Feniksi i Urtimorit dhe Kapela që Flet. Pas përleshjeve të përgjakshme, Harri vret Baziliskun dhe triumfon mbi Ridllin, duke shpëtuar miqtë e tij dhe gjithë shkollën. Përkthyer nga Amik KasoruhoPara leximit69Lexojmëtekste fantastike

