Page 72 - Demo
P. 72


                                    Fjalorme mend, gati-gati i dukej se e shihte gjarprin e stërmadh duke u zhdredhur nga goja e Gjarpërblertit. Pastaj dëgjoi piskamën e Ridllit: “Vrite!”Harri u pengua. Ra sa gjerë e gjatë mbi gurë dhe goja iu mbush me gjak. Gjarpri ishte disa metra larg tij, e ndjente që po i afrohej. Sipër tij u ndie një fishkëllimë çjerrëse, pastaj Harrin e goditi diçka shumë e rëndë, që e ngjeshi mbas faqes së murit. Gjarpri gjigand, me trupin e shkëlqyer ngjyrë të blertë vreri, i trashë sa trungu i një lisi, kishte drejtuar trupin dhe koka e tij e madhe po lëkundej midis shtyllave, sikur të ishte i dehur. Harri po dridhej: me t’u kthyer përbindëshi, ai u bë gati t’i mbyllte sytë, por pikërisht atëherë pa ç’e kishte hutuar. Foksi po i rrotullohej fluturim sipër kokës së Baziliskut, i tërbuar, përpiqej t’i ngulte dhëmbët e gjatë dhe të mprehtë shpatë. Feniksi iu sul kryengulthi. Sqepi i tij i gjatë e i artë u zhduk dhe, pak çaste më vonë, një përrua gjaku i zi stërpiku dyshemenë. Harri e vështroi dhe pa që feniksi ia kishte shpuar sytë e verdhë dhe të dalë, gjaku rridhte çurg në dysheme dhe përbindëshi pështynte duke dhënë shpirt. – Jo! – U dëgjua zëri i Ridllit tek bërtiste. – Lëre shpendin! Lëre shpendin! Djali është mbas teje! Mund ta nuhasësh! Vrite!Përsëri bishtit i gjarprit fshikulloi dyshemenë. Harri iu shmang. Pastaj e goditi në fytyrë diçka e butë. Bazilisku i kishte gjuajtur me Kapelën që Flet. Harri e rroku. Ajo ishte tërë ç’i mbetej, mundësia e tij e vetme dhe e fundit. E vuri në kokë dhe pastaj u hodh përdhe, ku mbeti i shtrirë, ndërsa bishti i Baziliskut vijonte ta godiste. Ndihmomë... ndihmomë... – mendonte Harri duke i mbajtur sytë mbyllur nën kapelë. – Të lutem, ndihmomë...Kapela nuk u përgjigj, por u drodh, sikur ta kishte shtrydhur një dorë e padukshme.Mbi kokën e Harrit ra një send i ngurtë e i rëndë dhe atij gati sa s’i ra të fikët. I trullosur, e kapi Kapelën nga maja për ta hequr nga koka, por aty për aty, ndjeu me dorë diçka të gjatë dhe të fortë. Brenda Kapelës ishte shfaqur një shpatë e ndritshme prej argjendi, me dorezë të stolisur me rubinë të kuq, të mëdhenj sa një kokërr ve. – Vrite djalin! Lëre shpendin! Djali është mbrapa teje! Nuhate... merri erë!Gjarpri kërceu përsëri dhe gjuha e bigëzuar fshiku ijët e djalit. Harri ngriti shpatën me të dyja duart. Bazilisku u vërvit përsëri drejt tij. Harri mori vrull dhe ia nguli shpatën në qiellzë deri te doreza. Një dhëmb i helmuar po i ngulej gjithmonë e më thellë në krah dhe iu këput brenda, kur Bazilisku u kthye anash dhe ra përsëri përdhe duke u përpëlitur. Harri u platit pas murit dhe ra. E mbërtheu dhëmbin që Bazilisk – gjarpër me përmasa gjigande dhe jetëgjatësi të madhe. Sipas legjendave dhe asaj që thuhet në roman, ai kishte fuqinë të vriste jo vetëm nëpërmjet dhëmbëve që përmbajnë një helm të fuqishëm, por edhe përmes vështrimit të tij, duke shkaktuar vdekje të përnjëhershme. e bigëzuar – diçka që përfundon me një ndarje më dysh; gjuha e gjarprit në fund është e ndarë më dysh. 70Lexojmë
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76