Page 73 - Demo
P. 73
Studim tekstipo i përhapte helmin nëpër trup dhe e shkuli nga krahu. Por ishte vonë, e dinte. – Foksi, ti je? – Gjuha i qe trashur. – U tregove shumë i zoti, Foksi... – Ndjeu që shpendi mbështeti kokën e tij të hirtë në vendin ku e kishte plagosur dhëmbi i gjarprit. – More fund, Harri Poter, – tha nga lart zëri i Ridllit, – more fund! Këtë e di edhe Feniksi i Urtimorit. E sheh ç’po bën, Poter? Po qan. Harri përplasi qepallat. Koka e Foksit herë i turbullohej e herë i qartësohej përpara syve. Mbi pendën e ndritshme të shpendit rridhnin kokrra të madha loti si perla. Tashti po ulem këtu të të shohë tek po vdes, Harri Poter. Merre me nge. Unë nuk kam ngut.– Ky është fundi i të famshmit Harri Poter, – tha zëri i largët i Ridllit. – I vetëm në Dhomën e të Fshehtave, i braktisur nga shokët, i mposhtur më në fund nga Zotëria i errët, të cilit ai iu kundërvu pa mend në kokë. Shpejt ke për ta takuar mëmën tënde gjakpërzier, Harri. Të ka dhuruar dymbëdhjetë vjet jetë... por Lord Fluronvdekja më në fund të mbërtheu, siç e dije mirë që kishte për të ndodhur. “Nëse vdekja është kështu, nuk qenka dhe aq keq”, – mendoi Harri. Edhe dhimbja po i shuhej... Një njollë në ngjyrë të perlave, formuar nga lotët e shpendit, shndriste rreth plagës... vetëm se plaga ishte zhdukur. – Zhduku andej, zog i lig! – u dëgjua përnjëherësh zëri i Ridllit.– Lotët e feniksit, – tha Ridlli ngadalë, duke ia ngulur vështrimin krahut të Harrit. – Posi... fuqi shëruese mrekullibërëse... e kisha harruar...– Po s’prish punë. Madje kështu më duket më mirë. Vetëm ti dhe unë, Harri Poter... ti dhe unë.Ngriti shkopin. Atëherë, mes një vorbulle flatrash, Foksi filloi përsëri të vinte rreth kokave të tyre dhe Harri ndjeu që i ra diçka në prehër... ditari.Për një çast të vetëm, Harri dhe Ridlli që kishte ende të ngritur në gjysmë lartësie shkopin magjik, u panë sy ndër sy. Pastaj vetvetiu, pa u menduar, sikur të mos kishte pasur kurrë tjetër gjë në mendje, Harri ngriti përnjëherësh dhëmbin e Baziliskut dhe ia nguli librit mes për mes.U dëgjua një ulërimë e gjatë, e llahtarshme, që të shponte tejembanë. Boja nisi të rridhte me shkulma nga ditari mbi duart e Harrit, duke përmbytur dyshemenë. Ridlli po spërdridhej e përpëlitej, duke ulërirë dhe duke u përpushur, pastaj...U zhduk. Helmi i Baziliskut, duke i kaluar përmes, e kishte djegur dhe i kishte bërë një vrimë që vazhdonte të kërciste si drutë. Harri u ngrit duke u dridhur. Ngriti ngadalë nga toka shkopin magjik dhe Kapelën që Flet. Pastaj, duke e tërhequr me forcë, e shkuli shpatën nga qiellza e Baziliskut. Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve.a) A janë takuar edhe herë të tjera Ridlli e Harri? Sa vjet kanë kaluar nga takimi i parë? b) Si njihet ndryshe Ridlli nga fëmijët dhe mësuesit e Hoguorts-it?c) Çfarë e sulmoi Baziliskun në sy? ç) A arriti gjarpri gjigand ta helmonte Harri Poterin me helmin e tij? d) Në ç’mënyrë e mundi Harri Poteri kundërshtarin e tij? Ku qëndronte fuqia e Ridllit? 71Lexojmë

