Page 74 - Demo
P. 74
Studim tekstiAnalizojmë tekstin 2 Nëpërmjet diagramit të Venit, përcaktoni çfarë kanë të përbashkët dhe çfarë e dallon Harri Poterin nga Ridlli. Harri Poter Ridlli3 Gjeni në tekst momentet kur Foksi e ndihmon Harrin dhe shpjegoni në ç’mënyrë.4 Analizoni tekstin dhe përmendni objektet magjike që përdoren gjatë përleshjes.5 Gjeni në tekst shprehjet që përshkruajnë figurën e gjarprit me hollësi dhe shpjegoni çfarë synohet me këtë. 6 Në tabelën e dhënë, identifikoni elementet që i japin romanit karakter fantastik. Shënoni Po ose Jo.Udhëtime të rrezikshme U duhet të kapërcejnë pengesa të shumta, të jashtëzakonshme.Përballen me rreziqe të mëdha për jetën.Luftojnë me forca të panjohura, përtej përmasave e moshës së tyre.Konflikti merr përmasat e një përballjeje mes së mirës dhe së keqes.Interpretojmë tekstin 7 Teksa sheh Harrin të plagosur rëndë, Ridlli i thotë: “Tani po ulem këtu të të shohë tek po vdes, Harri Poter. Merre me nge. Unë nuk kam ngut”. Çfarë tregojnë këto fjalë për karakterin e Ridllit? Gjuha e tekstit 8 Autorja synon të krijojë një situatë sa më të tensionuar. Me cilat prej teknikave të mëposhtme e arrin këtë efekt? Shënoni me .Me fjali të shkurtra dhe të thjeshta.Me fjali të gjata, që tregojnë me hollësi shumë gjëra njëkohësisht. Me shprehje të figurshme.Me pasthirrma të shumta e të frikshme.Me praninë e shpeshtë të gjendjes pezull (suspansës) për të krijuar pasiguri.9 Në një situatë të caktuar, Ridlli i drejtohet me ironi Harrit. Gjejeni këtë moment në tekst dhe shpjegoni përse e bën ai këtë gjë.Reflektojmë rreth tekstit 10 Kanë kaluar shumë vite dhe Ridlli vazhdon ta urrejë Harri Poterin. Si mendoni, me kalimin e viteve, zbehen apo forcohen ndjenjat? 11 Ridlli merr vesh se shumë vite më parë, Harrin e shpëtoi prej tij e ëma, e cila u vetësakrifikua. Çfarë e shtyn një nënë të japë jetën për fëmijën e saj? Reflektoni për marrëdhënien që keni me nënën tuaj. Detyrë:Feniksi është një figurë shumë e njohur mitologjike. Hulumtoni në internet rreth tij dhe përshkruani aftësitë e veçanta që ka.72Lexojmë

