Page 75 - Demo
P. 75
Krahasimi i heronjve të përrallës me heronjtë e filmave fantastikë Nëse do të krahasojmë heronjtë e përrallave me ata të filmave fantastikë, duke synuar të gjejmë ndryshimet e prekshme ose karakteristikat dalluese të tyre, do të zbulojmë se nuk është një punë edhe aq e thjeshtë. Kjo për vetë faktin se ekzistojnë disa veçori të përgjithshme, të cilat mund t’i kenë si heronjtë e përrallave, ashtu edhe ata të filmave fantastikë. Shumë prej këtyre veçorive, edhe pse të dobishme, mbivendosen te personazhet, çka e bën diferencimin më të paqartë. Ndarja në dy grupe e këtyre personazheve është e vështirë, sepse shumë prej tyre mund t’i gjejmë edhe te përrallat, edhe te filmat fantastikë. Për shembull, dragonjtë, njëbrirëshit, magjistarët, zanat, princeshat dhe kalorësit me forca të jashtëzakonshme shfaqen si në filmat fantastikë, ashtu edhe në përralla.• Te përrallat, heronjtë janë përgjithësisht figura që lëvizin në një hapësirë lokale të kufizuar dhe konflikti është gjithashtu i kufizuar. Heronjtë e përrallave luftojnë për dashurinë ose për të fituar lirinë, duke u përpjekur të shpëtojnë nga kthetrat e një shtrige, djalli, kuçedre, mbreti të keq etj. Subjekti i një përralle përqendrohet më shumë në karakterin e heroit sesa në atë që ndodh përreth tij. Mjafton një magji dhe ngjarjet marrin një drejtim tjetër. Ato përgjithësisht kanë fund të lumtur.Kordha, heroi i përrallës “Tre vëllezërit dhe e Bukura e Dheut”, është një djalë i varfër, që ka trashëguar nga i ati një kordhë, e cila ka fuqi magjike. Djaloshi nuk lufton për të shpëtuar popullin, as botën, por për të marrë të bukurën e dheut dhe të bëjë pasuri që të jetojë i lumtur. Në këto përpjekje, ai u bashkohet dy shokëve, të cilët ashtu si ai, kanë dalë për kësmet. 73Lexojmëtekste fantastike

