Page 76 - Demo
P. 76


                                    • Filmat fantastikë zakonisht janë saga, udhëtime epike, drama dhe veprime që kanë në thelb ndryshimin; që paraqesin shkatërrimin ose shpëtimin e mundshëm të një populli, vendi apo edhe të një bote të panjohur. Harri Poterit i duhet të luftojë me forcat e errëta që vijnë nga Dhoma e të Fshehtave, për të shpëtuar jetën e vet dhe qëndrimin në Hoguarts, vendin ku ai ndihet mirë. Megjithatë, më shumë se veten, ai dëshiron të shpëtojë jetën e shokëve të vet, Hermionës, Ronit, Xhenit dhe të gjithë atyre që mësojnë në shkollën e tij. Dhe jo vetëm kaq. Hapja e Dhomës së të Fshehtave është një e keqe e krijuar për të shkatërruar botën dhe për të sunduar atë që mbetet prej saj. Pikërisht kundër kësaj të keqeje lufton Harri Poteri.• Ndonëse të gjithë e dimë se përrallat ndodhin “shumë larg” dhe “shumë kohë më parë”, shpesh na duket se ndodhin brenda botës ku jetojmë. Kordha, Ylli dhe Deti lëvizin në botën e njerëzve, ata rrezikojnë jetën e tyre, por jo të të tjerëve. Botës nuk i kanoset ndonjë rrezik, nëse ata humbasin.• Në filmat fantastikë, heronjtë veprojnë më së shumti në një botë të krijuar posaçërisht për ta, pra janë të ndarë nga bota “reale”. Oz, Narnia, Wonderland, Warth-Sea, Westeros, Never-Never Land, secila prej këtyre botëve ka një ndërtim, imazh fizik dhe rregulla të ndryshme, por me norma të ngjashme me ato të botës ku jetojmë. Heronjtë e tyre mund të vijnë në botën tonë (në Tokë), por sapo shkëputen prej saj, bëhen krejtësisht të huaj. Harri Poteri ka jetuar në Tokë, por tashmë i përket botës së magjistarëve. Gjithçka që ai bën, qeniet me të cilat ai miqësohet ose u kundërvihet, janë pjesë e një bote tjetër. Harri duhet të zbulojë dhe të mundë atë që ka hapur Dhomën e të Fshehtave. Dhe këtë e bën jo vetëm për të shpëtuar veten, shkollën e tij të dashur, por më shumë, për të shpëtuar jetën e çdo personi dhe krijese që jeton në botën, së cilës tashmë i përket. Pra, heroi lufton ndaj së keqes që rrezikon shkatërrimin, kaosin, ndaj dhe qëllimi i tij merr karakter universal. • Në përrallë ndodhin ngjarje, veprime magjike, por rrallëherë lind nevoja për t’i shpjeguar ato. Kjo për shkak se përralla ndërtohet 74Lexojmë
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80