Page 77 - Demo
P. 77


                                    në mënyrë të tillë, që të japë efekt të drejtpërdrejtë te dëgjuesi apo lexuesi. Kështu, ai nuk ka nevojë të ndalet e të qartësohet për atë që ndodh.Harri Poteri është një personazh që zë fill në botën reale, duke përfshirë brenda saj magji dhe elemente të mbinatyrshme. Ndryshe nga personazhet e përrallave, ai nuk bën gjithmonë gjënë e duhur. Thyen rregullat, bën gabime, ngatërrohet në situata që edhe mund t’i shmangë. Ndodh që shumë nga këto, ai i koklavit vetë. Aq sa, shpeshherë, na vjen t’i tërheqim vëmendjen apo t’i thërrasim: “Kujdes, Harri! Mos e bëj këtë gjë! Mos shko atje! Hermiona të ka njoftuar!”. Harri nuk është i pagabueshëm, megjithatë është shumë i ndjeshëm ndaj padrejtësive. Përgjithësisht, heronjtë e filmave fantastikë janë të guximshëm, besnikë dhe të dhembshur. Harri është i gatshëm të bëjë gjithçka për miqtë e tij, madje edhe të rrezikojë jetën. Ai është përherë në krah të atyre që kanë nevojë.Periudha e krijimit Fillimisht, përrallat kanë qenë krijime gojore, të rrëfyera për shekuj me radhë e të përcjella nëpër breza. Krahas funksionit argëtues që kanë, ato synojnë të japin një mesazh për mbrojtjen apo ruajtjen e vlerave. Nisur nga zanafilla tejet e hershme e tyre, përrallat mund të konsiderohen me plot gojë krijime origjinale dhe pikërisht këtu qëndron veçantia e tyre, ndryshe nga çdo imitim apo ritregim që mund t’u bëhet në ditët e sotme. Filmat fantastikë janë, natyrisht, krijime më të reja. Nuk mund të përcaktohet saktësisht një datë apo zanafilla e tyre, por duket se jo më shumë se një shekull më parë. Ngjarjet e filmave fantastikë mund të vendosen në mjediset e një kohe të shkuar (siç janë p.sh., fantazitë historike) ose në sfondin e nën-zhanreve të romanit fantastik të kohëve moderne. Këtij sfondi i përket edhe historia e Harri Poterit.Përgjigjuni këtyre pyetjeve 1 Cilat janë elementet e jashtëzakonshme në përrallën “Tre vëllezërit dhe e Bukura e Dheut”? Po në filmin “Harri Poteri dhe Dhoma e të Fshehtave”? 2 Kush nga heronjtë e ka fatin të paracaktuar dhe është i destinuar nga forca të mbinatyrshme për të bërë gjëra të mëdha: Harri Poteri apo Kordha?3 Në përrallën “Tre vëllezërit dhe e Bukura e Dheut”, kë shpëtoi Kordha dhe çfarë arriti me trimërinë e tij? Po në filmin “Harri Poteri dhe Dhoma e të Fshehtave”, kë shpëtoi Harri? 4 Krahasoni efektin e veprimeve të Kordhës mbi botën, me efektin e veprimeve të Harri Poterit mbi botën e njerëzve dhe të magjistarëve. 75Lexojmë
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81