Page 78 - Demo
P. 78


                                    Zhyl VerniUdhëtim për në qendër të Tokës Ne ishim me të vërtetë të burgosur në një gërmimë të pamasë. Gjerësinë e tij nuk mund ta vlerësonin, meqë bregu shkonte duke u zgjeruar sa të hante syri, dhe as gjerësinë, sepse vështrimi ndalej shpejt nga një vijë e horizontit disi e papërcaktuar. Sa për lartësinë, ajo duhej t’i kalonte disa lega. Fjala “shpellë” nuk i përgjigjet sigurisht mendimit tim për të pikturuar këtë ambient të pamasë. Po fjalët e gjuhës njerëzore nuk mund t’i mjaftojnë atij që kuturis të futet në humnerat e rruzullit.Nga ana tjetër, nuk dija as si ta shpjegoja ekzistencën e një gërmime të tillë. A thua të ishte shkaktuar nga ftohja e rruzullit? Nga tregimet e udhëtarëve, i dija mirë disa shpella të famshme, po asnjë prej tyre nuk kishte përmasa të tilla. Në qoftë se shpella e Guaçarës, në Kolumbi, e vizituar nga Humboldti, nuk ia kishte zbuluar të fshehtën e thellësisë së vet dijetarit që e njohu gjer në një hapësirë prej dy mijë e pesëqind këmbësh ajo, me ç’kish të ngjarë, nuk shtrihej shumë përtej kufiri. Shpella e pamasë e Mamuthit, në Kentaki, paraqiste vërtet përpjesëtime vigane, meqë kubeja e saj ngrihej gjer në pesëqind këmbë lartësi përmbi një liqen shumë të thellë, e meqë mjaft udhëtarë e përshkruan për më se dhjetë lega pa ia gjetur fundin. Po ç’ishin këto zgavra në krahasim me atë që po admiroja unë atëherë, me qiellin e saj me avuj, me rrezatimet elektrike dhe me një det shumë të gjerë e të mbyllur në barkun e saj? Të gjitha këto mrekulli po i soditja në heshtje. Fjalët më mungonin për të shprehur ndijimet e mia. Më dukej sikur isha në ndonjë planet të largët, në Uran ose në Neptun dhe shihja fenomene, të cilat natyra ime “tokësore” nuk i kuptonte dot. Për ndijimet e reja duheshin fjalë të reja, dhe imagjinata ime nuk i gjente dot. Vëreja, mendoja, sodisja me një mahnitje të përzier me njëfarë tmerri.Zhyl Verni (Jules Verne, 1828 - 1905) poet, dramaturg dhe romancier, është konsideruar “babai” i fantashkencës. Shpikjet e përshkruara në shumë nga librat e tij, tashmë janë bërë realitet dhe veprat e tij kanë frymëzuar breza të terë krijuesish e shpikësish. Zhyl Verni ka shkruar 58 romane, por më të njohurat mes tyre janë: “Pesë javë në balonë”, “Ishulli misterioz”, \botës për 80 ditë\lega nën det”, “Nga Toka në Hënë”, “Udhëtim për në qendër të Tokës”, “Aventurat e kapitenit Hateras”, “Bijtë e kapitenit Grant”, “Kapiteni pesëmbëdhjetëvjeçar”, “Dy vjet pushime”, “Një qytet lundrues”, “Vullkani i artë” etj.\sorit Lidenbrok, i cili së bashku me nipin e tij, Aksel, dhe shoqëruesin Hans, ndërmarrin një ekspeditë, duke udhëtuar përmes grykës së një vullkani ishullor në drejtim të qendrës së Tokës. Në këtë udhëtim të çuditshëm, mbushur plot me aventura, ata zbulojnë në nëntokë kafshë të egra, bimësi të periudhës prehistorike, si dhe shumë dukuri natyrore të çuditshme, krejtësisht të pashpjegueshme. Duke zbritur me kilometra të tërë poshtë, ata arrijnë në një shpellë jashtëzakonisht të madhe. Atje gjenden përballë një oqeani shumë të thellë nëntokësor, të rrethuar nga një bregdet shkëmbor. Sipërfaqja e ujit është kaq e madhe, sa nuk arrijnë të shohin çfarë ka përtej, por kur ulen në breg dhe soditin valët që përplasen me njëra-tjetrën, magjepsen krejt. Përkthyer nga Roland KajcaPara leximit76Lexojmëtekste fantastike 
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82