Page 79 - Demo
P. 79


                                    Fjalorgërmimë – këtu, vend i gërmuar.kuturis – vendos të bëj diçka, pa qenë shumë i sigurt nëse do ta çoj deri në fund.shungulluese – që gjëmon, që oshtin thellë, që bën të dridhen a të tunden sendet përreth.ranishtë – brez a rrip toke anës detit, liqenit ose lumit, i mbuluar me rërë.Kjo pamje e paparë kurrë, më kishte kthyer menjëherë në fytyrë ngjyrën e shëndetit; isha duke u kuruar përmes habisë dhe po shërohesha nëpërmjet kësaj metode të re terapeutike; nga ana tjetër, ajri i freskët e shumë i dendur po më gjallëronte, duke u dhënë më shumë oksigjen mushkërive të mia. Prandaj, nuk u pendova aspak që dola nga shpella ime e errët. Im ungj, që ishte mësuar tani me këto mrekulli, nuk mahnitej më.– A e ndien veten në gjendje që të shëtitësh pak? – më pyeti.– Si jo, – iu përgjigja, – madje, ka për të më kënaqur shumë.– Atëherë, mbahu pas krahut tim, Aksel, dhe eja të ndjekim dredhat e bregut. Pranova menjëherë dhe filluam t’i vinim rrotull këtij oqeani të panjohur. Nga e majta, shkëmbinj të thepisur, njëri mbi tjetrin, sajonin një grumbullim titanik me një efekt të mrekullueshëm. Faqeve të tyre lëshoheshin ujëvara të panumërta që derdheshin në shtresa të kulluara dhe shungulluese. Në atë çast, vëmendja ime u tërhoq nga një pamje e papritur. Nja pesëqind hapa më tutje, në kthesën e një kepi të lartë, na doli përpara syve një pyll i dendur. Kishte drurë me një madhësi mesatare, të prerë në formën e ombrellave të rregullta, me konture që s’ndikonin fare mbi gjethet e tyre dhe, në mes të valëve të erës, ata qëndronin të palëvizur, si një tufë kodrash të ngurosura.Shpejtova hapin. S’dija si t’i quaja këta drurë të çuditshëm. Mos bënin pjesë, vallë, në ato dyqind mijë lloje bimore të njohura gjer atëherë? Mos u duhej dhënë një vend i posaçëm në florën e bimësisë liqenore? Jo. Kur arritëm nën hijen e tyre, habia ime u shndërrua në admirim.Dhe vërtet, ndodhesha përpara produktesh të tokës, po të prera në përmasa vigane. Im ungj ua vuri menjëherë emrin. – Nuk qenka veçse një pyll kërpudhash, – tha.Dhe nuk gabohej. Merreni me mend se çfarë zhvillimi kishin marrë ato bimë, që u pëlqejnë vendet e ngrohta e me lagështi. Unë e dija që “likoperdon xhiganteum-i” arrin, sipas Buliardit, në tetë gjer në nëntë këmbë perimetër, po këtu ishte fjala për kërpudha të bardha, tridhjetë gjer dyzet këmbë të larta, me një skufë, diametri i së cilës arrinte po kaq. Më larg ngriheshin tufa-tufa një numër i madh drurësh të tjerë 77Lexojmë
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83