Page 80 - Demo
P. 80


                                    me gjethe të zbërdhulura. Mund t’i njihje lehtësisht; ishin kaçubat e vogla të tokës, me përmasa fenomenale, likopode të larta, njëqind këmbë, sigjilare vigane, fiere si pemë, të mëdha sa predhat e vendeve të larta, lepidodendronë me kërcej cilindrikë të bigëzuar, që kishin në majë fletë të gjata cilindrike të bigëzuara, të cilat kishin në majë fletë të gjata e të kreshpëruara me qime të ashpra mu si bimë mishtake të përbindshme. – E habitshme, madhështore, e shkëlqyer! – thirri im ungj. – Ja, këto bimë të përvuajtura të kopshteve tona, që bëheshin drurë në shekujt e parë të rruzullit! Shiko, Aksel, sodit! Asnjë botanist s’është gjendur kurrë në një festë të tillë.– Keni të drejtë, im ungj. Në këtë serrë të pamasë janë ruajtur, ashtu siç kanë qenë, këto bimë të kohës më të vjetër, që mendjehollësia e dijetarëve i ka rindërtuar me aq sukses.– Mirë thua, djali im, kjo është një serrë, po do të thoshe edhe më mirë sikur të shtoje se është, ndoshta, një kopsht zoologjik.– Një kopsht zoologjik!?– Po, pa dyshim. Shih këtë pluhur që po shkelim me këmbë, këto kocka të përhapura mbi këtë truall. – Kocka! – thirra. – Po, kocka kafshësh të epokës parahistorike!Isha sulur mbi këto mbeturina shekullore të bëra prej një substance minerale të pashkatërrueshme. U vija pa ngurruar nga një emër këtyre kockave vigane, që shëmbëllenin me trungje drurësh të tharë.– Ja nofulla e poshtme e mastodontit, – thashë. – Ja dhëmballët e dinoteriumit; ja femuri, që nuk mund t’i ketë përkitur veçse më të madhit të atyre kafshëve, megateriumit. Po, është vërtet një kopsht zoologjik, sepse sigurisht, këto kocka nuk janë transportuar gjer këtu nga një kataklizëm. – ... Por, në qoftë se kafshë të epokës parahistorike kanë jetuar në këto treva të nëndheshme, kush mund të thotë se ndonjë nga këta përbindësha nuk endet edhe sot në mes të këtyre pyjeve të errëta ose prapa këtyre shkëmbinjve të thepisur?Me të më shkrepur në kokë ky mendim, zura të vëzhgoja, jo pa frikë, pikat e ndryshme të horizontit: po asnjë qenie e gjallë nuk dukej në këto brigje të shkreta.Isha pakëz i lodhur. Shkova e u ula në skajin e një kepi, në këmbët e të cilit vinin e thyheshin dallgët me gjëmim. Që atje, vështrimi im përfshinte tërë atë gji të sajuar nga forma gjysmërreth e bregut. Atje në fund ishte një liman i vogël, i rregulluar midis shkëmbinjve piramidalë. Ujërat e tij të qeta flinin të mbrojtura nga era. Më bëhej sikur do të shihja ndonjë anije duke dalë me pëlhura të hapura, për të nisur lundrimin nën erën e jugës.Po ky vegim u zhduk me të shpejtë. Ne ishim të vetmet krijesa të gjalla të kësaj bote të nëndheshme. Si kaluam një orë me soditjen e kësaj pamjeje të mrekullueshme, morëm udhën e ranishtës për t’u kthyer në shpellë dhe, i pushtuar nga mendimet më të çuditshme, rashë në një gjumë të thellë. 78Lexojmë
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84