Page 81 - Demo
P. 81


                                    Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Përgjigjuni pyetjeve. a) A mund ta përcaktoni formën e “gërmimës së pamasë”? Po gjatësinë, gjerësinë dhe lartësinë e saj? b) Cili ishte shpjegimi më i mundshëm për krijimin e kësaj gërmime në nëntokë? c) Cilat janë shpellat e njohura që përmenden në këtë tekst?ç) Si ndikoi mjedisi ku u gjend Akseli në përmirësimin ose përkeqësimin e shëndetit të tij? d) Ç’vegim iu shfaq Akselit, teksa qëndronte ulur në breg dhe sodiste limanin që kishin krijuar valët?dh)Çfarë pyetjesh i lindën Akselit, ndërsa gjendej në këtë hapësirë gjigande nën tokë?Analizojmë tekstin2 Përshkruani si e përjeton Akseli atë që sheh, habinë, mahnitjen e tij.3 Përshkruani pyllin e çuditshëm që u doli para syve Akselit dhe ungjit të tij. Nga se përbëhej ky pyll?4 Ungji i thotë Akselit: “Asnjë botanist s’është gjendur kurrë në një festë të tillë”. Shpjegoni përse prania e tyre në atë vend konsiderohet si një festë për botanistin. 5 Çfarë e shtyn Akselin ta quajë “serrë” vendin ku ndodhet?Gjuha e tekstit 6 Dy shpellat me përmasa tejet të mëdha, Akseli i emërton me fjalën “zgavra”. Në këtë rast, ai përdor një metaforë. Çfarë synon të shprehë përmes kësaj figure letrare? 7 Gjeni në tekst emra kafshësh, për të cilat e dini që kanë jetuar shumë shekuj më parë dhe sot nuk jetojmë më. 8 Gjeni në tekst emra bimësh që nuk i keni dëgjuar më parë.Interpretojmë tekstin 9 Interpretoni fjalinë: “Për ndijimet e reja duheshin fjalë të reja, dhe imagjinata imenuk i gjente dot.\10 Gjeni në tekst elemente fantastike, vende reale dhe misterioze, ngjarje reale ose të fantazuara, personazhe reale ose të fantazuara dhe renditini ato në fletore. Reflektojmë rreth tekstit11 A ju ngjall interes fragmenti i mësipërm, për të mësuar më tepër për pjesën e nëndheshme të tokës? A do të donit të ishit edhe ju pjesë e ndonjë udhëtimi drejt saj? 12 A mendoni se bota nëntokësore është zbuluar plotësisht, apo nën sipërfaqen e Tokës, thellë në qendër të saj, mund të ketë befasi për njerëzimin?Detyrë:Përshkruani një udhëtim drejt vendit ku ëndërroni të shkoni, si dhe personat me të cilët do të donit ta ndërmerrnit këtë udhëtim. 79Lexojmë
                                
   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85