Page 82 - Demo
P. 82


                                    FjalorUdhëtimi i gjatë i Geri Hopit Njerëzit shqyen sytë dhe ulëritën nga frika e hareja bashkë. Kur kthetrat e një mijë shqiponjave u mbështetën në truall, habia e qytetarëve u bë edhe më e madhe.Kurrë ndonjëherë s’kishte ndodhur diçka e tillë. Askush deri atëherë s’i kishte parë ata zogj aq gjigantë, që mblodhën flatrat. Në atë pikë, para vështrimeve të shastisura u shfaqën dy gorillat me Bandeo Gropiùsin në krye, që ecte i ndihmuar nga bastuni i tij.Luftëtarët çanë mes turmës, të gatshëm me heshta dhe armë për të sfiduar mysafirët e paftuar, të zbritur nga qielli por, me të parë plakun e urtë Bandeo Gropiùs, hoqën përkrenaret në shenjë respekti.Pas tyre u shfaqën fëmijët dhe habia më e madhe ishte se po ecnin dorë për dore. – Ai është Geri Hopi! Djali që ia mbathi nga shtëpia! – bërtiti një grua duke e treguar me gisht.–Po, është djali i Shëronjëses, – shtoi një fëmijë tjetër duke u shtrënguar në pelerinën vrima-vrima.Nja dy luftëtarë vunë re se vajza përbri tij kishte në krah tatuazhin e armiqve: – Ajo është një fiderbe! Si ka fytyrë e vjen këtu? Bandeoja ngriti shkopin në shenjë qortimi: – Heshtni! Nuk jemi këtu për t’ju sfiduar. Kemi sjellë barna shëruese dhe barishte alkimike. Alina meriton të nderohet dhe jo të sulmohet. I ungji, me aq sa dimë, është i burgosur, i paditur për tradhti të lartë, por ajo është bartëse e paqes.Luftëtarët pohuan se Korneliusi ishte i arrestuar në fushimin e Urës Akor dhe shumë shpejt do të dërgohej në burgun e Besias. Alina mori frymë e lehtësuar: burgu ishte vendi i duhur ku të ngryste ditët.Të gjithë u sulën sakaq mbi arkat dhe shportat. Të gjithë kishin nevojë për bimët magjike të Hunias që të mjekonin bijtë, nënat dhe pleqtë.Geri përfitoi nga kaosi për të rendur në shtëpi, i ndjekur nga Alina, që dridhej prej të ftohtit. Megjithatë, zemra e vajzës gufonte nga lumturia për atë fund të suksesshëm të atij udhëtimi aq të rrezikshëm.Fiderbët dhe Verrotët janë në luftë me njëri-tjetrin. Geri Hopi është verrot, nga qyteti i Besias. Ai ka humbur të atin në luftë dhe jeton me të ëmën dhe motrën. Nëna e tij ka qenë shëronjësja e këtij qyteti, por tani ajo rrezikon të vdesë për shkak të mungesës së barnave mjekësore. Ajo ka qenë nxënëse e shamanit plak, Bandeo Gropius, që jeton në ishullin e magjepsur të Hunias, i cili është molla e sherrit mes dy popujve. Geri ndërmerr i vetëm një udhëtim të gjatë e të rrezikshëm drejt këtij ishulli, me librin dhe pasqyrën që janë çelësi për të zbërthyer kodet e bimëve magjike në ishull, të cilat ia ka dhënë e ëma. Gjatë këtij udhëtimi, ai do të takojë Alinën, një vajzë nga fisi i Fiderbëve, e cila ka humbur prindërit në luftë. Dy fëmijët, të destinuar për t’u njohur për shkak të urrejtjes, shpejt do të gjenden si shokë udhëtimi dhe, në fund, do të bëhen miq për kokë.Përkthyer nga Agim DoksaniPara leximitHunia – ishulli ku rriteshin bimë, nga të cilat krijoheshin barna shëronjëse dhe barishte alkimike për verrotët dhe fiderbët gjatë kohës që mbizotëronte paqja mes tyre. Grremçet – shqiponjat gjigande të Hunias me pendë të praruara.Duarmëdhenjtë – gorilla me sy të praruar, që ndihmonin Bandeo Gropiùsin të ngarkonte barishtet shëronjëse në anije. 80Lexojmëtekste fantastike 
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86