Page 83 - Demo
P. 83
Roberta RizzoNë vitin 2002, gazetarja e kronikës së zezë, Roberta Rizzo, me pseudonimin Moony Witcher, botoi aventurën e parë të Ninës, “Vogëlushja e Hënës së Gjashtë”, një vogëlushe që falë aftësive të saj alkimike, lufton kundër së keqes. Libri korri një sukses të bujshëm, ndaj u pasua edhe me gjashtë aventura të tjera, të cilat u përpinë nga fëmijët e gjithë botës. Më pas, Moony Witcher shkroi dhe serinë e Geno-s e tashmë rikthehet mes lexuesve me një histori njëherazi fantastike dhe tejet aktuale.Kur djali hapi derën, gjeti motrën të ulur në kuzhinë bashkë me Rozaletin.Geri u gjend përballë tyre, gjithçka iu duk ndryshe: tani ëndrra për të gjetur sërish prehjen e shëndetin mund të bëhej realitet.– Geri! – thirri vogëlushja, duke rendur drejt tij e duke iu hedhur në krahë.– Mami, mami... Geri u kthye! U kthye! – thirri me të madhe Eli duke rendur në dhomën e gjumit.Odelia u shkund nga topitja, por kokën s’e ngrinte dot nga dobësia. Geri Hopi e puthi në ballë, i ledhatoi flokët e gjatë dhe e shtrëngoi me tërë dashurinë që ndiente.– Ia dola, mama. U binde tani? Të solla barnat. Tani mund të shërohesh, – tha mes ngashërimit që ia ngecte fjalët në grykë.Odelia fshiu lotët dhe zemra i rrahu aq fort, sa arriti të shqiptonte vetëm pak fjalë: – Të dua shumë. Je heroi im. Je si yt atë.Një trokitje në dysheme e ndërpreu atë përqafim. Në prag të derës u shfaq shamani, me shkopin e tij legjendar në dorë. Odelia u drodh e tëra dhe gazi që e përfshiu, ishte më i fortë se ethet që e dërrmonin: – Bandeo! Bandeo Gropiùs!– Odelia e adhuruar, yt bir bëri një magji të vërtetë. Një magji që kurrë s’do të mund ta bëja fillikat. Një mijë Grremçe sollën ngarkesa barërash dhe lulesh alkimike. Ka kaluar shumë kohë dhe lufta ka shkatërruar shpirtra e shpresa, por tani gjithçka do të ndryshojë. Sëmundjet do të mposhten falë kurajës së Gerit dhe Alinës.Gruaja e re pa të vinte drejt saj një vajzë e mardhur, flokëshprishur dhe e ndrojtur në vështrim, gjë e pazakontë për të. Geri e mori për dore dhe e çoi te koka e shtratit: – Të njoh me Alina Obradetin, që ka forcën e një Duarmadhi. Është fiderbe dhe jam krenar që e kam në krahun tim.Odelia çoi dorën te goja, për të ndaluar atë që do të thoshte. Frika që kishte një armike në shtëpi e drithëroi më fort se sëmundja.Gropiùsi e vuri re dhe, me një dashuri të pafund, e qetësoi menjëherë: – Ngrihu, do të të ndihmoj të ecësh. Duhet të vish me ne. Geri dhe Alina me vështirësi e tërhoqën deri te dera. Aty e priste një Duarmadh që, me ta njohur, e mori në krahë butësisht, si të ishte një thesar i vyer.81Lexojmë

