Page 84 - Demo
P. 84


                                    Studim tekstiRrugët gëlonin nga njerëzit që vraponin me enë qelqi e voza, lule dhe vandakë bari nëpër duar. Sytë e atyre që, më në fund, mund të shpëtonin jetët e të dashurve të zemrës, shndritnin nga lumturia.Kur gorilla iu afrua një mijë Grremçeve, befas pllakosi heshtja. Qytetarët e Karanit dhe luftëtarët ndenjën e vështruan, pa pipëtirë. Odelia përshëndeti dhe fill më pas Bandeoja bëri përpara bashkë me Gerin dhe Alinën.Për një çast, zhurma e marshimit të një grupi luftëtarësh fiderbë, i ndjekur nga një mori qytetarësh të Besias, ushtoi si një ogur i mbrapshtë. Po mbërrinin me hap të shpejtë dhe verrotët ishin të gatshëm të reagonin, në rast të një sulmi të beftë.Por as përleshje, as dhunë nuk pati. Fiderbët kishin nxituar të merrnin barnat e sjella nga Hunia. S’kishin asnjë qëllim kanosës, por dëshirë për të mjekuar e shëruar të dashurit e tyre, dëshirë që tashmë i përbashkonte armiqtë me banorët e Karanit.Vetëm atëherë, Bandeo Gropiùsi vendosi t’i drejtohej turmës:– Dëgjoni! Kërkoj një minutë vëmendje nga ju. Po u drejtohem verrotëve dhe fiderbëve. Një tokë. Një tokë të vetme keni! Një vend të përbashkuar dhe jo të ndarë nga Ura Akor. Ishulli i Hunias është një thesar i lindur mbi det dhe u përket të gjithëve. Natyra nuk bën dallime mes popujsh. Ajo dhuron fryte dhe lule, bimë dhe gjethe, kafshë magjike dhe krijesa të ndjeshme që e duan jetën.Verrotë dhe fiderbë, mbani tatuazhe të ndryshme në krahët tuaj, por keni nevoja të njëjta. Ju, popuj të çartur, keni të njëjtin fat, sepse vetëm urtësia dhe bujaria mund ta garantojnë paqen. Betohuni këtu, përpara meje, që do t’i shkatërroni armët. Që topat nuk do të vjellin më zjarr, se nuk do të vërvitni më shigjeta dhe asnjë shpatë s’do të përlyhet me gjak të pafajshëm. Betohuni këtu, para këtyre dy fëmijëve, se bota ku jetojmë do të qeveriset vetëm nga drejtësia e mirë. Betohuni këtu, para Geri Hopit, që ka treguar shumë më mençuri se të gjithë ju luftëtarët. Bashkë me Alina Obradetin, ai e mposhti frikën, duke u përballuar me vështirësi e rreziqe vdekjeprurëse.Këta dy fëmijë sfiduan terrorin që ju të rriturit e mbollët me një luftë të pakuptimtë. Përuluni para tyre! Bëjeni në emër të jetës, që është e shenjtë për tërë popujt!Një e nga një, tërë ajo turmë e derdhur në atë vend ra në gjunjë. Gra, luftëtarë, fëmijë, të moshuar, verrotë dhe fiderbë, u bashkuan në një hapësirë të vetme shprese dhe heshtjeje, derisa në qiell u ngritën brohoritjet dhe asnjë top nuk shtiu më rruzuj të përflakur. Tani të dy popujt ishin sërish të lirë të jetonin në paqe, pa ankthe e makthe.Kuptojmë tekstin1 Përgjigjuni pyetjeve.a) Kë takoi Geri kur shkoi në shtëpinë e tij? Si ishte gjendja shëndetësore e së ëmës? c) Kush u shfaq papritmas, pas Gerit, në derën e shtëpisë?ç) Si e prezantoi ai Alinën para së ëmës? A i tregoi që ajo ishte fiderbe?d) Përse ndaloi hareja e turmës? Cilët u shfaqën aty papritur? dh)Kush ishte ungji i Alinës? Çfarë fati kishte pasur ai? e) A pati ndonjë përplasje mes fiderbëve dhe verrotëve në këtë pjesë? ë) Kush i mori barnat shëruese që sollën Geri, Alina dhe Bandeo Gropiùsi?f) Kujt iu drejtua Bandeo Gropiùsi me fjalimin e tij? Çfarë u kërkoi ai atyre?82Lexojmë
                                
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88