Page 85 - Demo
P. 85
Studim tekstiAnalizojmë tekstin 2 Kur nëna e Gerit kupton çfarë ka bërë i biri, ajo i thotë: “Je heroi im. Je si yt atë”. Analizoni çfarë do të thotë ajo me këto fjalë.3 Përshkruani çfarë ndodhi me turmën kur mbërritën një mijë shqiponjat dhe morën vesh se ato kishin sjellë bimë shëruese. 4 Fiderbët dhe verrotët ngjajnë në shumë aspekte. Përmendni disa prej tyre. 5 Çfarë i dallon fiderbët nga verrotët?Gjuha e tekstit 7 Shpjegoni kuptimin e këtyre shprehjeve të figurshme: topat nuk do të vjellin më zjarri mbeti fryma pezull ushtoi si një ogur i mbrapshtëasnjë top nuk shtiu më rruzuj të përflakursfiduan terrorin që ju të rriturit e mbollëttërë ajo turmë e derdhur në atë vendvendi i duhur ku të ngryste ditët8 Pjesë e mësipërme është shkëputur nga një roman me aventura, ku dallohen qartë elementet fantastike. Gjeni në tekst disa prej këtyre elementeve. Interpretojmë tekstin 9 Duke u nisur nga fjalët e Bandeo Gropiùsit: “Lufta ka shkatërruar shpirtra e shpresa...”,përshkruani të këqijat që kishte sjellë lufta për dy fëmijët në veçanti dhe për dy popujt në përgjithësi.10 Miqësia e Gerit nga pala e verrotëve me Alinën nga fiderbët, i ndihmon njerëzit të ndryshojnë këndvështrimin e tyre për atë çka po ndodh. Në ç’mënyrë realizohet ky ndryshim? 11 Me fjalët e mëposhtme, marrë nga teksti, krijoni fjali që shprehin mesazhe kuptimplote. Urrejtje____________________________________________________________Të përbashkuar_______________________________________________________ Paqe_______________________________________________________________Ishull______________________________________________________________Barna shëruese______________________________________________________Reflektojmë rreth tekstit 12 Geri dhe Alina janë fëmijë të dy popujve armiq. Nevoja për t’i mbijetuar udhëtimit të tmerrshëm i bëri bashkë për t'ia dalë me sukses. Diskutoni çfarë i dhanë ata njëri-tjetrit.13 Si mendoni, cilat janë shkaqet që nisin luftërat? A fiton njerëzimi prej tyre? Detyrë:Shkruani një ese me temë: “Natyra ka mrekulli, burime dhe energji për të gjithë, mjafton ta respektojmë atë”.83Lexojmë

