Page 86 - Demo
P. 86
Isha në këtë pikë të reflektimeve të mia, kur, siç ju thashë, një dritë e re nisi të shndrinte mbi subjektin në tryezën e laboratorit. Nisa të perceptoja më thellë nga sa ishte thënë ndonjëherë, jo ekzistencën që dridhej, përkohshmërinë si mjegull, të këtij trupi në dukje solid, me veshjen e të cilit ne lëviznim. Zbulova se disa agjentë e kishin fuqinë ta shkundnin dhe ta zhvishnin atë veshje ceremoniale të mishit, ashtu si një shkulm ere mund të tundë perdet e një salloni. Për dy arsye të forta nuk do të hyj në këtë aspekt shkencor të rrëfimit tim. Mbi të gjitha, sepse më është dashur të mësoj që fati dhe përgjegjësia e jetës sonë janë të vendosura përgjithmonë mbi shpatullat e njeriut dhe, kur bëhet përpjekje për ta hedhur poshtë, ai fat na kthehet me më shumë trysni të pazakontë e të tmerrshme. Së dyti, sepse, ashtu, siç do ta tregojë – mjerisht – shumë qartë rrëfimi im, zbulimet e mia ishin jo të plota. Mjafton vetëm të them se unë jo vetëm që njoha trupin tim natyror si një aureolë e thjeshtë e rrezatim i disa prej fuqive që përbënin shpirtin tim, por arrita të prodhoja një bar, efekti i të cilit ishte që këto fuqi të shfronësoheshin nga epërsia e tyre dhe të zëvendësoheshin nga një formë dhe përmbajtje e dytë, jo më pak të natyrshme për mua, sepse ishin shprehja që mbanin vulën e elementeve më të ulëta në shpirtin tim.Ngurrova shumë, para se ta testoja në praktikë këtë teori. E dija shumë mirë që rrezikoja vdekjen, sepse çdo drogë që mund të kontrollonte aq fuqishëm dhe të shkundte vetë fortesën e njëjtësisë, me kalimin më të vogël të dozës ose me më të paktën papërshtatshmëri në çastin kur e kisha marrë, mund të fshinte nga faqja e dheut trupin jolëndor që kisha ndër mend të ndryshoja. Por tundimi për një zbulim aq të veçantë e të thellë më në fund i mposhti këshillat e maturisë. Lëngu ishte gati që prej kohësh, bleva shpejt nga një firmë farmaceutike me shumicë, një sasi të madhe të një kripe speciale që, në bazë të eksperimenteve të mia, e dija që ishte përbërësi i fundit që kërkohej dhe, në një natë të mallkuar, unë i përzjeva elementet, i pashë teksa zienin së bashku e nxirrnin avuj në gotë dhe, kur vlimi ishte shuar, me një kurajë të fortë, e piva përzierjen.Shndërrimi i doktor Xhekillit Robert Luis StivensonRobert Louis Stevenson (1850-1894) ka qenë poet, prozator dhe dramaturg skocez. Fama e tij lidhet me një sërë romanesh shumë të suksesshme, si: “Ishulli i thesarit” që u botua në vitin 1883, “Djaloshi i grabitur” (1886) dhe “Çështja e çuditshme e dr. Xhekillit dhe e z. Haid” (1896). Stevensoni ka aftësinë ta udhëheqë lexuesin drejt një jete të mbushur me aventura të pazakonta. Rrëfimi është i sinqertë dhe krijon befasi, shoqëruar me një humor të lehtë si tek “Ishulli i thesarit”, ose mister, frikë e ankth si te “Çështja e çuditshme e dr. Xhekillit dhe e z. Haid”. Njeriu është një qenie shumë kureshtare. Ai kërkon të njohë botën që e rrethon, por në radhë të parë dëshiron të njohë vetveten. Në këtë pjesë që është shkëputur nga romani “Çështja e çuditshme e dr. Xhekillit dhe e z. Haid”, rrëfehet për një eksperiment që dr. Xhekilli realizon në trupin e tij. Ai merr një substancë, të cilën e kishte krijuar vetë. Kur e pi, ai pëson një shndërrim të çuditshëm, kthehet në një njeri krejt të ndryshëm, në z. Haid. Përkthyer nga Dashnor KokonoziPara leximit84Lexojmëtekste fantastike

