Page 91 - Demo
P. 91
FjalorDhe prandaj ndoshta ndodhi që, para se jehonat e fundit të kumbimit të fundit të mbyteshin në heshtje, shumë individë në turmë patën kohë të diktonin praninë e një figure të maskuar që s’kishte tërhequr vëmendjen e askujt më parë.Figura qe e gjatë dhe e hollë, e përçuar nga koka te këmbët me qefinin e të vdekurit. Maska që fshihte fytyrën, ishte aq e ngjashme me një fytyrë kufome, saqë edhe vëzhgimi më i hollësishëm do ta kishte pasur të vështirë të zbulonte mashtrimin. E megjithatë, kjo mund të durohej, në mos edhe të miratohej... Por mumia kishte pamjen e të vdekurit nga Murtaja e Kuqe. Veshja e saj qe e njollosur me gjak dhe balli i saj i gjerë, si dhe të gjitha tiparet e fytyrës, ishin pikëluar me tmerrin e përgjakur.Kur princ Prosperos i zunë sytë këtë pamje spektrale (e cila, me një lëvizje rëndë-rëndë e solemne, si të deshte ta luante më mirë rolin, endej mes vallëzuesve), ai kaloi në konvulsion, në një dridhje të përgjithshme tmerri a neverie; por prapë, një çast më vonë, fytyra iu skuq nga tërbimi.– Kush guxon, – pyeti ai i ngjirur, oborrtarët që i rrinin pranë, – kush guxon të na fyejë me këtë përqeshje blasfeme? Kapeni, demaskojeni, që ta dimë kë do të varim me lindjen e diellit, andej nga fortifikimet.Princ Prosperoja këto fjalë i tha në dhomën lindore, ose blu, ku edhe po rrinte ndërkohë. Ato kumbuan në të gjitha dhomat me zë të lartë e të qartë, ngaqë princi ishte burrë guximtar e i fortë fizikisht dhe ngaqë muzika kishte heshtur me shenjën e tij.Në dhomën blu rrinte princi, me një grup oborrtarësh të zbehur pranë tij. Në fillim, ndërsa ai fliste, ndodhi një lëvizje e lehtë e këtij grupi në drejtim të ndërhyrësit, i cili gjithashtu ishte pranë, por që tani, me një hap të vendosur dhe solemn iu afrua folësit. Për shkak të njëfarë nderimi të paemër, që mjeshtëria e mumies kishte frymëzuar në të gjithë të ftuarit, askush nuk guxoi të ngrejë dorë dhe ta kapë; dhe kështu, e papenguar nga askush, mumia kaloi vetëm një metër pranë figurës së princit, ndërsa turma e madhe e njerëzve, me një impuls të vetëm, u tkurr nga qendra e dhomës anash mureve. Ajo hapi rrugën pandalshëm dhe, me të njëjtin hap solemn e të matur që e kishte dalluar që në fillim, kaloi mes dhomës blu për tek e purpurta – nga e purpurta te jeshilja – nga jeshilja te portokallia – nga kjo tek e bardha dhe madje qefin – mbulesë e bardhë me të cilën mbështillen të vdekurit para se të varrosen. konvulsion – gjendje krize me të dridhura, shkumë nga gojë. blasfeme – që shan Zotin.solemn – madhështor, i lartë. Edgar Alan PoEdgar Allan Poe është shkrimtar amerikan, i njohur kryesisht për poemat (në vendin tonë, është shumë e njohur poema \Fan Noli) dhe tregimet që i përkasin prozës së misterit. Këto të fundit karakterizohen nga situata të frikshme e të rrezikshme dhe pëlqehen, ndër të tjera, për emocionet e forta që shkaktojnë. Poja konsiderohet si shkrimtari që krijoi prozën policore. 89Lexojmë

