Page 92 - Demo
P. 92
Studim tekstiFjalorimpuls – shtysë, hov, vrull.burracakëri – të qenit burracak, njeri që s’ka guxim, që ka shumë frikë e s’e fsheh dot këtë.Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.a) Çfarë e bën princin Prospero dhe pasuesit e tij të futen në një manastir?b) Cilat ishin simptomat e shfaqjes së Murtajës së Kuqe?c) Sa miq mori princi në manastir? Si e kalonin kohën princi Prospero dhe oborrtarët e tjerë? Pse princi mendon se aty është i sigurt?ç) Kur e organizoi princ Prosperoja ballon me maska që përshkruhet në tekst? Ç’pamje kishte figura e maskuar që u shfaq papritmas në mes të ballos me maska?d) Çfarë efekti shkaktonte sahati i ebantë te mysafirët e princit? dh)Në çfarë pjese të manastirit përballet princi me figurën e tmerrshme që ishte shfaqur në festë?Analizojmë tekstin 2 Në fillimin e kësaj proze hasim disa elemente, të cilat janë karakteristike për llojin letrar të përrallës. Gjejini në tekst këto elemente. Cila është pritshmëria e lexuesit për pjesën tjetër të tekstit?A përputhet ajo që nxit pjesa e parë e tekstit me atë që ofron teksti më tej? 3 Renditni ngjyrat e dhomave sipas radhës. Gjeni sa ngjyra janë gjithsej.Tekstet e misteritKëto tekste kanë disa karakteristika:Ngjarje të veçanta, si: shfaqje fantazmash, magji, vdekje të papritura, ndodhi të pashpjegueshme. Situata mbytëse dhe të frikshme: të krijuara nga nata, errësira, retë, zhurmat dhe tingujt e mistershëm.Vende të frikshme, të mbyllura, të izoluara, të pakalueshme, si: kështjella dhe manastire të izoluara, shtëpi të braktisura, varreza etj. Personazhe që në pamje të parë duken normale, por me kalimin e kohës nxjerrin diçka misterioze, fytyrën e tyre të vërtetë. Të tilla mund të jenë fantazmat, shtrigat, zombit, vampirët, demonët, shpirtrat djallëzorë etj. te vjollca, para se të bëhej një lëvizje e vendosur për ta arrestuar. Atëherë ama, princ Prosperoja, duke u çmendur nga tërbimi dhe nga turpi për burracakërinë e tij kalimtare, u sul me ngut përmes shtatë dhomave, pavarësisht se askush nuk e ndoqi nga pas, për shkak të një frike vdekjeje që i kishte mbërthyer të gjithë. Princi kishte zhveshur e mbante lart një kamë dhe iu afrua me vrull një metër a një metër e gjysmë figurës që po tërhiqej, ndërsa kjo e fundit, pasi arriti fundin e apartamentit të kadifenjtë, u kthye befas dhe përballoi ndjekësin. U dëgjua një britmë e mprehtë dhe kama ra duke shkëlqyer mbi qilimin e zi, mbi të cilin një çast më vonë ra i vdekur princ Prosperoja. Atëherë, me guximin e të dëshpëruarit, një grumbull pjesëmarrësish u sul në apartamentin e zi dhe, pasi e mbërthyen mumien, figura e gjatë e së cilës qëndronte drejt e në këmbë, pa lëvizur përbrenda hijes së sahatit të ebantë, ranë në grahmat e një tmerri të patreguar, kur panë se qefini dhe maska e kufomës nuk përmbanin asgjë brenda. Tani e vunë re praninë e Murtajës së Kuqe. Ajo kishte hyrë si hajduti natën. 90Lexojmë

