Page 94 - Demo
P. 94


                                    I dashur atdheMe vite jam larguar,i dashur atdhe,por nuk të kam harruar,se shumë i ëmbël je.Kjo zemra më këndonpër ty, o Shqipëri,por prapë më lëngon,se je në varfëri. AsdreniVargje kushtuar mallitNë letërsinë shqipe ka shumë vjersha, poezi, proza poetike, të cilat i janë kushtuar mallit si një dhimbje e thellë shpirtërore, në të gjitha format e shfaqjes së tij: malli për njerëzit e dashur, për vendlindjen, malli për atdheun. Në letërsinë shqipe, malli trajtohet më shumë si temë universale (malli për jetën, dashurinë, rininë) dhe po aq si ndjesi personale për dikë që është larg fëmijës, bashkëshortit/es, apo edhe për dikë që nuk jeton më.Para leximitMalli i atdheut S’di ç’të mungon, s’di se ç’të duhet. Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën; e, pikë së pari herë-herë, mbastaj më dendur e më në fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prindërve, i miqve e shokëve, kujtimi i dheut ku u lindëm e u rritëm, ku qajtëm foshnja e ku lozëm djelm, kujtimi i atyre maleve larg të cilëve nuk rron dot mirë një shqiptar, kujtimi i kombit, që, me gjithë ca të liga që ka, është kombi ynë, e më tepër kujtimi e dëshira dhe etja e gjuhës sonë ta shtrëngojnë e ta dërrmojnë me të vërtetë zemrën.Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall e dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s’e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç’forcë e ç’bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! Ajo më e zbrazura letër, ajo fjala më e vogël, na sjell, kur vjen nga Shqipëria, një gaz të parrëfyeshëm, se na sjell si një copë të atdheut...Faik Konica92Lexojmëtekste poetike 
                                
   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98