Page 95 - Demo
P. 95
Kënga e mallit të parë Dëgjo, vash’, këngën e par’që ta thot’ një djal’ bujar,...Pra si nj’ëndërr vete e shkon,po në zemër më qëndron.Kushedi a më dëgjove,mallin tim, a e kuptove?Kushedi tek ti a folimalli e zemrën a ta ndolli? SerembeMallCa pika shiu ranë mbi qelq,Për ty unë befas ndjeva mall.Jetojmë të dy në një qytet,Dhe rrallë shihemi, sa rrallë... Ismail KadareKur të jesh mërzitur shumë Po kur të jesh mërzitur shumë,Në raft të librave kërkomë,Atje i fshehur do të jem unëNë ndonjë varg a ndonjë shkronjë.Mjafton që librin pak ta heqëshDhe unë do zbres, do vij pas teje,Ti si dikur me mall do qeshëshSi një blerim pas një rrëkeje. Dritëro AgolliQiell i djalërisë Qiell i djalërisë në sqep të një zoguU zhduk pas portës së ylbereve.Zhduket pas portës së ylbereve djalëriaDhe mua trishtimi më mbulonNën një hënë që nuk di të buzëqeshë,Në një botë që nuk më kupton. Frederik Rreshpja93Lexojmë

