Page 97 - Demo
P. 97
Studim tekstiAnalizojmë poezinë5 Dhimbje e thellë që ndiejmë për dikë a për diçka që ndodhet larg nesh; dëshirë e fortë për t’u kthyer sërish diku: për të takuar një njeri të dashur që është larg; për të përjetuar edhe një herë si dikur ose për t’u marrë përsëri me diçka që na ka pëlqyer shumë. Të gjitha këto ndjesi janë burimi i krijimeve të mësipërme. Përshkruani shkurtimisht në tabelë se kujt i referohet malli në çdo rast.I dashur atdheMalli i atdheut Kënga e mallit të parë Mall Kur të jesh mërzitur shumëQiell i djalërisë Malli imMalli 6 Zakonisht na merr malli për dikë që ndodhet larg, por ndonjëherë, mund të ndiejmë mungesën e dikujt që e kemi fare pranë. Cili nga fragmentet e mësipërme tregon se pavarësisht distancës gjeografike, malli nuk zbehet asnjëherë? Interpretojmë tekstin 7 Konica shkruan: “Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç‘forcë e ç’bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri!”. Çfarë mesazhi kërkon të përcjellë ai me këto fjalë?Gjuha e teksteve8 Konica, që njihet për stilin e jashtëzakonshëm, përdor të njëjtin epitet, si për mallin, ashtu edhe për dashurinë: “Malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall e dashuri e shenjtë”.Si mendoni, përse e bën ai një zgjedhje të tillë? 9 Gjeni figurën e anaforës në një prej fragmenteve të mësipërme. 10 Poezia e Poradecit karakterizohet nga prania e shpeshtë e figurave tingullore. Gjeni figurën e aliteracionit te vargjet e mësipërme. Reflektojmë rreth tekstit 11 Në fragmentet e mësipërme, malli trajtohet herë në planin universal, herë në atë personal. Tregoni në cilin prej tyre, kjo ndjesi i shkakton njeriut dhimbje ose brengë.12 Agolli në poezinë e tij shkruan: “Po kur të jesh mërzitur shumë/Në raft të librave kërkomë...”. Çfarë roli luajnë librat në emocionet dhe ndjesitë tona? Përse shpeshherë identifikohemi me personazhet e tyre? DetyrëKrijoni një ese me temë “Malli për vendlindjen”, duke përshkruar ndjesitë që keni përjetuar kur keni qenë larg saj.95Lexojmë

