Page 98 - Demo
P. 98
Esad MekuliRetë luejnë n’naltësin’, si qingjat n’kodrina,Ndërsa malli për t’pambërrijtshmen ndryhet n’mue:Dëshirojsha mu kapë n’vallen e reve kuqleE me fluturue në t’shkëqyeshmet naltësinaMe gëzimin e këngës baritore…E kur hana e luginave ia beh n’shpejtiDhe toka natën n’dishrim thërret,Si rrezet e argjendta mbi kalliTë shkojE t’vizitojSkajet e dhimbjes e vendet ku pashë ankthet.Vaj! Me u kapë n’vallen e reve n'kuqlimeZemra me t’dhanun do t’më dëshironteQë rinija t’gërthet i herë mâ me gëzimeDhe mall i zemrës s’vuajtun t’gufonte.- Por, pse zemra tingëllon përmallshëmsi za drithërim’dhe droja kaplon thellë zemrën e shpirtin tim?!Kur dëshiroj aq rêtë mbi qytet me i soditë,Derisa malli për t’pambërrijtshmen m’kap, m’shafit.Esad Mekuli (1916-1993) lindi në Plavë, ku kreu dhe shkollën fillore. Të mesmen e përfundoi në Pejë dhe më pas studioi në Beograd, Zagreb e Itali për veterinari. Në vitet e Luftës II Botërore, merr pjesë aktivisht në lëvizjen antifashiste, kohë gjatë së cilës u burgos disa herë. Për vite me radhë ka qenë kryeredaktor i revistës “Jeta e re”. Esad Mekuli ka qenë kryetari i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Me krijimtari poetike filloi të merrej qysh në shkollën e mesme. U shqua si poet në vitet ‘30. Ka botuar përmbledhjet me poezi: “Për ty”, “Dita e re”, “Avsha ada” etj. Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të gjinive të ndryshme letrare. Poezitë e Esad Mekulit janë përkthyer në gjuhën serbe, maqedonase, hungareze, kroate, italiane e të tjera. Krijimet e tij janë prezantuar në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji botërore.Malli për t’pambërrijtshmen Para leximitAjo që i karakterizon në mënyrën më të veçantë njerëzit, është aftësia e tyre për të ëndërruar. Kur janë fëmijë, ëndrrat janë shumë të bukura dhe me shumë ngjyra; në rini, janë më të vrullshme dhe më të guximshme; në moshën e pjekurisë, njeriu vazhdon të ëndërrojë, por më pak. Në këtë moshë, njeriu sjell ndër mend dhe analizon ëndrrat më të bukura të jetës. Ai ndien mall për fëmijërinë, rininë dhe veçanërisht për ëndrrat që kishte dikur, por që sot i duken të pamundura për t’u realizuar. 96Lexojmëtekste poetike

