Page 99 - Demo
P. 99
Studim tekstiKuptojmë tekstin 1 Ju merr malli për të shkuarën? A i kujtoni ëndrrat që keni pasur dikur në fëmijëri? A ju duken të pamundura për t’u realizuar këto ëndrra? 2 Në çfarë moshe mendoni se është poeti, teksa shkruan këto vargje malli?Analizojmë poezinë 3 Peizazhi i vendlindjes duket se e ndjek poetin. Ëndrrat e tij, ai i lidh gjithmonë me këtë peizazh. Ç’lloj tabloje ravijëzon Mekuli në këtë poezi dhe cilat elemente të saj veçon ai?4 Poeti zgjedh të përshkruajë një simbiozë të çuditshme mes natyrës dhe ndjesive të tij. Dikur ëndërronte të kapte retë. Po tani, cila është dëshira e tij? Interpretojmë poezinë 5 Vizioni i natyrës te Mekuli shfaqet i madhërishëm, fantastik, dhe është i tillë sepse përthyhet në sytë e poetit. Analizoni mënyrën si e përshkruan natyrën poeti. Përshkruani gjendjen shpirtërore të tij, kur sjell ndër mend gjithë këtë peizazh. 6 Poeti përmend vazhdimisht retë. Shpjegoni kuptimin e tyre simbolik. Gjuha e poezisë 7 Duke u nisur nga gjuha që përdor poeti, përcaktoni llojin e poezisë: lirike apo epike. Argumentoni përgjigjen. 8 Që në vargun e parë të kësaj poezie spikat një figurë e njohur letrare. Si quhet ajo? Shpjegoni ndërtimin strukturor të saj.9 Poezia është e ndarë në dy pjesë, që duket sikur shënojnë edhe dy kohë: në pjesën e parë përdoret folja “dëshirojsha mu kapë n’vallen e reve”;në të dytën “dëshiroj aq retë mbi qytet me i soditë”. Duke u nisur nga ndryshimi i kohës së foljes, shpjegoni çfarë ka ndryshuar lidhur me dëshirën e poetit. Reflektojmë rreth poezisë 10 Në këtë poezi, nuk është natyra në qendër të saj, por uni poetik që shpërfaqet plotësisht. Përshkruani gjendjen shpirtërore të poetit. DetyrëPërshkruani peizazhin që ju vjen në mendje më shpesh. Përse ky peizazh është kaq i veçantë për ju? 97Lexojmë

