Page 100 - Demo
P. 100


                                    MATEMATIKA 998Mbani mend:Ka vend kjo veti themelore: V. Duke marrë si njësi matjeje shkallën këndore: a) çdo kënd ka një masë të caktuar, që është një numër pozitiv; b) këndet kongruente kanë masa të barabarta; c) këndi i shtrirë e ka masën 180 (shkallë); d) kur një gjysmëdrejtëz e ndan këndin në dy pjesë, masa në shkallë e këndit është e barabartë me shumën e masave të këtyre pjesëve. 5.2 Gjysmërrafshi, këndiA Kërkoni dhe zbuloniNë një rrafsh α, konstruktoni një drejtëz. Në sa pjesë e ndan rrafshin kjo drejtëz?Në këtë rrafsh merrni një pikë çfarëdo A. Nga kjo pikë, konstruktoni dy gjysmëdrejtëza. Në sa pjesë e ndajnë rrafshin këto dy gjysmëdrejtëza?Diskutoni. B Vrojtoni dhe mësoniShqyrtoni figurën 5.7. Drejtëza a e ndan rrafshin në dy pjesë, që quhen gjysmërrafshe. Pikat A, B ndodhen në të njëjtin gjysmërrafsh. Segmenti [AB] nuk ka pika të përbashkëta me drejtëzën a. Segmenti nuk e pret drejtëzën a. Pikat C dhe D ndodhen në gjysmërrafshe të ndryshme. Segmenti [CD] ka një pikë të përbashkët me drejtëzën a. Ky segment e pret drejtëzën a. Mbani mend:Ka vend kjo veti themelore: IV.Drejtëza e ndan rrafshin në dy gjysmërrafshe, në mënyrë që: a) çdo pikë jashtë drejtëzës i takon njërit gjysmërrafsh; b) nëse skajet e një segmenti ndodhen në njërin gjysmërrafsh, atëherë segmenti nuk e pret drejtëzën; c) nëse skajet e një segmenti ndodhen në gjysmërrafshe të ndryshme, atëherë segmenti e pret drejtëzën. Punë në grupËshtë dhënë drejtëza a dhe tri pika A, B, C që nuk shtrihen në të. Dihet që segmenti [AB] e pret drejtëzën, kurse segmenti [AC] nuk e pret atë. a) Konstruktoni një figurë sipas të dhënave. b) A e pret drejtëzën a segmenti [BC]? Këndi Kënd quhet figura gjeometrike e përbërë nga dy gjysmëdrejtëza që kanë të njëjtën origjinë. Këto dy gjysmëdrejtëza quhen krahë të këndit, kurse origjina e tyre e përbashkët quhet kulm i këndit. Në figurën 5.8, ju shihni këndin me kulm O dhe me krahë gjysmëdrejtëzat a, b, në të cilat ndodhen përkatësisht pikat A, B. Këtë kënd ne mund ta shënojmë në tri mënyra të ndryshme. I. ∠ 0; II. ∠ (a, b) ose ∠ (a, b); III. ∠ AOB ose ∠ BOA. Punë në grupKonstruktoni disa kënde. Kërkoni nga shoku/shoqja të emërtojë dhe tregojë llojin e këndit. Kujtoni të gjitha këndet që njihni, si dhe njësinë matëse të tij. ABCDaFig. 5.7AB bOaFig. 5.8
                                
   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104